Vdekja tragjike e futbollistit 31-vjeçar, Davide Astori ka tronditur si sportdashësit në mbarë botën ashtu edhe institucionet.
Pasi Federata Italiane e Futbollit i shtyu të gjitha ndeshjet që ishin planifikuar të luheshin ditën e djeshme, UEFA ka vendosur që të mbahet 1 minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e Champions League dhe Europa League të kësaj jave.
Davide Astori, ish-kapiteni i Fiorentinës, ndërroi jetë të dielën në dhomën e hotelit, një vdekje e dyshuar nga një atak kardiak.
o.j/dita

