Vdekja tragjike e Denisit, rrëfimi i nënës, Pranverës, dhe vargjet amanet të Dukës për djalin: “Shpirti im mbeti tek ty”

redaktor

 

Nga Entela Resuli

Botuar në DITA

Pesëdhjetë ditë pas vdekjes së Arben Dukës, ndërron jetë, djali i tij, Denisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e një infarkti kardiak.

Arbeni dhe Pranvera ishin prindër të 2 fëmijëve, Denada dhe Denisi. Të dy jetonin dhe punonin në ShBA ku prindërit i vizitonin kur mundnin.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Denisit është mësuar mëngjesin e ditës së enjte.

Denisi, i cili nuk arriti ta përcillte për në banesën e fundit babain e tij, për shkak të largësisë, por edhe të një amaneti që ai i kishte lënë, e kishte peng këtë të fundit.

Pranvera Duka, e ka rrëfyer këtë ndjesi të të birit vetëm disa ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj në një intervistë në DITA.

Ajo na rrëfeu edhe si i biri i saj ka fituar strehim politik në SHBA për shkak të përndjekjes që i ishte bërë familjes së tyre nga Sali Berisha.

“Kur ishte në klasën e pestë Denisi, në vitin ’98, na e rrëmbyen. Ai ishte moment më i vështirë për ne, kur nuk kemi ikur atëherë nga mendtë e kokës…. Për fat e gjejmë në Durrës.

Edhe kur ka qenë student djali, i kanë dalë përpara me pistoletë. Edhe atëherë jemi shqetësuar shumë dhe bëmë letrat e nisëm në Amerikë. Ishte student, në vit të tretë për Gjuhë dhe Letërsi, se edhe ai ka shumë talent si Beni.

Atje u përpoqëm me të gjitha mënyrat për të marrë strehim politik, çuam të gjitha gazetat që kishin shkruar për ne. Denisi u bë 15 vite që ka ikur në Amerikë, vajza, Denada 20. Janë të martuar dhe me fëmijë të dy.

Djali përfundoi studimet më tej për Diplomaci, Marrëdhënie Ndërkombëtare. Denisi shkruan shumë bukur. Madje Beni kërkonte t’ia mblidhte dhe t’ia botonte shkrimet. Por është e kundërta e Benit, është shumë filozofik, pasi edhe librat që lexon me tepër janë me orientim pikërisht filozofik. Më shumë është i prirur drejtë prozës.

Beni ia la amanet me gojë: Babi nuk është mirë, i tha, por çfarë do që të ndodhi, se dhe mund të ndodhi, i tha, ju të dy ju nuk do të vini.

Ishte dhe kohë e shkurtër, që nga momenti kur u dha lajmi deri sa u varros Beni ishin vetëm 24 orë. Ata nuk arrinin dot as në Europë me gjithë këto masa për Covidin, plus me fëmijë të vegjël janë…

Besoj e kanë përjetuar shumë…?

“Shumë, madje unë tani sa të bëj të dyzetat e Benit do iki tek ta dhe duhet të rri 3-4 muaj, se, sidomos djali, po e përjeton shumë keq. Më merr shpesh në telefon…”- tregon Pranvera Duka për Dita.

Nga Arben Duka

…për Denisin

Si pikë e lotit ngjan me mua,
o Biri im-Denis,
babai nga vitet u rrëzua,
po ti m’u bëre Lis!

M’u rrite shpejt-si vetëtima,
sa më tani s’të njoh,
në çdo qelizë të qënies tënde,
unë veten time shoh!

Ndaj do të shkoj këtej i qetë,
dhe dheu do më treti,
se shpirti im i gjerë si det,
tek ti i gjithi mbeti.

Kjo s’është Këngë për Lamtumirë,
po ku i dihet jetës,
bëhu në jetë Njeri i Mirë,
dhe Rob i së vërtetës!

Kjo s’është Këngë për Lamtumirë,
po jeta çfarë s’punon,
bëhu në jetë Njeri i Mirë,
se shpirti im të mbron.

Haj-paqe Biri im i vetëm,
më shumë s’kam ç’të them,
po shpirti im ty do të mbrojë,
dhe fare kur mos jem!

Tiranë, 6.12.2007

 

Share This Article
13 Comments
    • Sali Berisha vret akoma. Plagët e marra dikur nuk kalohen leht, sidomos në njerëz me kulturë e të ndjeshëm. Malokët dhe tradhtarët si Berishobiberoviçi nuk pësojnë gjë, jan të ndyrë qysh në gene.

    • Vetëm për një gjë më vjen çudi! Se Duka thoshte se besonte në Zot, e madje thurrte vargje për Krishtin dhe Muhamedin. Si e lejoi Zoti gjithë këtë tragjedi? Me siguri nuk ka Zot!!

      • Mos jep siguri per nje genjeshter, o i verber. Zoti ekziston dhe ja nje plan per secilin. Missoni i njeriut mbaron dhe Zoti e merr ne shtepine e vertete.

  • Lajm i trishtuar dhe fatkeqesi e madhe per familjen Duka. djali i tyre duhet te kalonte nje jete te qete e te gezuar pas terrorizimeve qe ka pesuar nga shpellaret-kriminele ne rinine e tij te hereshme. Megjithate jeta ka plot dhimbje te papritura.

    Fjalet jane te pamjaftueshme ne keto dhimbje shperterore por shpresoj qe koha dhe kurajoja e saj te ndihmojne zonjen Duka ta kaloje kete periudhe te veshtire ne jeten e saj.

  • Vargje te një prindi per te birin e tij te vetëm.
    Amaneti lapidar qe te le pafjale.
    Ngushëllime te sinqerta per familjen.
    Nga një koleg i Benit.

    Haj-paqe Biri im i vetëm,
    më shumë s’kam ç’të them,
    po shpirti im ty do të mbrojë,
    dhe fare kur mos jem!

  • Doje drite o qiell more driten time
    Dhe ma mbushe jeten plot me hidherime
    Cajupi

    Keto jane tragjedi qe njeriu nuk ia uron as hasmit me te keq .

  • Nuk ka fjale qe te quhet “Ngushellim” per ti derguar Familjareve! Tragjedi!! O Zot! Babe e bir…iken! I biri ne lulen e jetes ,ne lulen e rinise! Ngushellime per Pranveren,Ngushellime per nusen dhe femijet e Denisit!! Ngushellime per Denadaen! Zoti u dhente force per te perballuar fatkeqesite!

  • Ngushellime te sinqerta per kete tragjedi ne familjen Duka!
    Beni ishte dhe do te mbetet shpirti, qe ushqen shpirterat e njerezve te drejte, te paster, te sinqerte, te dashur dhe te vertete…
    Amaneti i Benit per femijet eshte nje monument per ata, per nenen e tyre te shtrenjte, femijet dhe te gjithe fisin DUKA…
    Ne kesi rastesh te rralle dhe me nje efekt te jashtezakonshem ndjsie fjala humbet, nuk ka force, pushon, mbetesh pa fryme dhe nje mori mendimesh e rrethojne trurin e njeriut, qe perpiqet te orientohet…
    At dhe bir u preheshi ne paqe!
    F. Ramadani

  • Çfarë tragjedie!
    Kur e lexova lajmin nuk u besoja syve!
    Ndarja shpirterore me prindin vazhdon gjatë, por ikja e parakohshme e Benit si duket ka qene goditje fatale per te birin , Denisin….
    Ngushllime Pranveres per kete humbje tragjike te Bashkshortit dhe te te Birit.Ngushllime Denadës dhe familjarve te Familjes Duka.
    Me prek e me mallengjen pa mase kjo poezi teper e ndierë e Arben Dukes se pavdekshem…
    U prefsh ne paqe Miku im Arben U prefsh ne paqe Denis!Ti do mbetesh ne kujtesen e njerzve te mire nje Djalë Flori….
    Me dridhen duart kur shjruaj keto fjale, ndihem i shokuar nga keto ngjarje tragjike…

  • O Zot! Çfare tragjedi. Vetem nje here e kam takuar Benin me mikun e perbashket, poetin tjeter te talentuar Lirim Deda. Ato pak çaste me te dy do mbeten te pa harruara. U prehshi ne paqe. Beni padyshim ishte liriku yne me i mire. Nje Robert Berns, nje Esenin shqiptar, por mjaft prodhimtar, si askush tjeter.
    Ngushullime nga thellesia e shpirtit.

  • Fatkeqsi e madhe per familje Duka. Humbja e djalit ne lule te rinise. Si Apostoli, si Sofo dhe Arbeni ishin te tre oficere madhore si dhe letrare e gazetare te shkelqyer. Familje e madhe nga Labova e Gjirokastres. Nje fshat me tradita e me njerez te shkelqyer. U prehshin ne paqe

  • Ikja e Benit nje humbje shume e madhe, por edhe ikja e Denisit i rriti shume permasat e kesaj humbjeje.
    Sa e ndjere dhe monumentale testamenti qe Beni la per birin e tij.
    Marr pjese ne hidherimin e thelle qe pesoi familja dhe Shqiperia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *