Vdekja e dy vajzave dhe nënës në Fushë Arrës, flet fqinji që tentoi t’i ndihmonte

Ornela

Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e sotme në Fushë Arrës, ku nëna bashkë me dy vajzat e saj humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë

Viktimë mbetën ,Sidorela Kola 18 vjeç, Emiljana Kola 15 vjeç dhe Prendushe Kola 42 vjeç.

Fqinji i familjes Kola, Gjon Zeka ka folur për ‘News24’, ndërsa ka treguar rreth situatës së si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

“I pashë të tria pa ndjenja dhe njërën prej tyre e kapa me dorë dhe ishte shumë e ftohtë akull dhe aty besova se kanë ndërruar jetë. Ka qenë një nga familjet më të respektuara. Njëra vajzë ishte ne shkollë të lartë erdhi në banesë si ditë pushimi. E ëma sa ka ardhur nga puna, kur ka gjetur vajzën të vdekur në tualet, duket se ka tentuar ta kapë dhe ka vdekur edhe ajo. Shumë e rëndë”, ka thënë ai.

Ndërkohë aktualisht mësohet se trupat e pajetë ndodhen në banesë, pasi është kërkuar ardhja e ekspertëve.

Sipas burimeve nga police bëhet me dije se do të bëhet fillimisht një ekspertizë , më pas do të përcillen në morg ku do ti nënshtrohen një hetimi më të thelluar.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Korrenti elektrik kishte pritur vetem Shperthimin e Rrumpalles fshatareske,qe quhet demokraci,,qe te mbusheshin shqiptaret me paoisje elektrike.
    Instalimet i bejne vete fshataret ,qe jane SPECIALISTE PER GJITHCKA.
    Korrenti vret.
    Kete e harruan fshataret specialista te instalimeve elektrike,qe duhet zbatuar me rigorozitet skema e sigurimit teknik ne lidhjet elektrike.
    NQS Nuli eshte i tokezuar ne Buljeren e dushit,,kur bie paisja nen tension ndodh Lidhje e shkurter dhe Automati stakohet..Por instaluesi nuk ka bere as tokezimin e buljeres.Prandaj Automati ka mbetur i takuar.PER SIGURI,ZOTNIJ FSHATARE,,zanati ne shkolle,do 4 vjet dhe 30 vjet experience.Ju e mesoni per 4 minuta.Edhe patenta shoferit donte 6 muaj kurs dhe 3 vjet ushtri.Ju ndertoni hotele qe digjen si pisha,,ngisni Banca qe perfundojne ne gremine,..
    Filloni zanatin qe ju la baba brez pas brezi.Hypni ne mushka dhe lahuni me SUSAK,se hekje keni,vdekje s`keni.

  • Kujdes! Rrezik vdekjeje!

    NJE TRAGJEDI E TREFISHTE DHE ….NJE MESIM I SHUMEFISHTE

    – Elektriciteti elektroekzekuton!
    – Elektriciteti eshte rrezik vdekje … nuk luhet me jeten.
    – Ajo jepet, dhurohet njehere e duhet ruajtur gjithnje e kudo.
    Kujdes ! Rrezik vdekjeje!

    Ngushellime familjes e te afermeve te tyre!
    E rende sa s’ka me !
    Po jeta vazhdon!
    Kjo mund ti ndodhte e ndodhe kudo e kujtdo.
    Nje mesim per te gjallet kudo jsne:
    Si duhet vepruar!?
    Gjakftoftesi !
    Jo panik.
    Te komandoje truri jo zemra!
    Mos hidhni asnje hap drejt vdekjes!
    Drejtohu menjehere tek siguresat dhe ckycni ato.
    Nese nuk dini ta beni mbani gjithnje nje kordon me shtrese izolimi te trefishte dhe spine porcelani te thate me dy ose tre fije te takuara dhe futeni ne orizen e pare sa me afer dhe digjni qarkun.
    Pasi te bindeni se nuk ka elektricitet ne banese a kudo jeni atehere nderhyni per te ndihmuar njerezit tusj, shokun apo cilindo qe ka rene ne kontakt me rrymen.
    Perndryshe tragjedia shumefishohet.
    Kurre mos beni instalime dushesh, lavatricesh, sobash, frigoriferesh vete nese nuk jeni specialiste te rrymes elektrike.
    Thirrni elektriciste profesionist.
    Elektriciteti nuk fal!
    Elektriciteti vret elektroekzekuton !
    Nje mesim per te gjallet kudo jane !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *