Pas ngjarjes se rëndë të ndodhur një ditë më parë ku humbi jetën 33 vjeçarja Zarife Hasanaj, dhe u plagosën edhe dy oficerë të tjerë, niset drejt Letonisë task forca e ngritur me urgjencë nga Ministrja e Mbrojtjes.
Task forca bashkë me autoritetet letoneze do të ndjeke hetimin e plotë për ngjarjen e 6 Majit në Camp Adazi në Letoni.
Grupi, në përbërje të të cilit ka përfaqësues nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit në MM do të punojë për rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj.
o.j/dita
