Vdekja e heshtur e Anisa Soganit

redaktor

Historia e trishtë e familjes Sogani dhe fati i Anisës, nënës 24-vjeçare që u shua në heshtje dhe larg vëmendjes së publikut 6 vjet pas “Gërdecit” në spitalin Nënë Tereza. Rrëfimi i bashkëshortit

Anisa Sogani një nënë dhe vajzë 24-vjeçare u shua pa bujë në spitalin “Nënë Tereza” të Tiranës. Humbi jetën pas disa komplikacioneve që i shkaktuan përhapjen e gjëndrave në të gjithë trupin. Por këto komplikacione ishin vetëm stadi i fundit i një seriali vuajtjesh që nisi në 15 Marsin e vitit 2008 kur shpërthimi i Gërdecit e la me pasoja të rënda Anisën, asokohe 18-vjeçe. Ishte thjesht një vizitore atë ditë në Gërdec. Ishte shtatzënë dhe priste të sillte në jetë fëmijën e saj. Mbeti e plagosur nga shpërthimi. Përpjekjet e mjekëve për t’i shpëtuar fëmijën kanë rezultuar të kota, kurse vetë Anisa është dërguar për kurim në Bari të Italisë. Më pas vijnë vite të tërë të kaluar në gjykata dhe spitale.Dikur çifti Adriatik e Anisa Sogani vendosi të padisë në gjykatën e Tiranës kompaninë shtetërore MEICO, Ministrinë e Mbrojtjes, kompaninë

amerikane «Southern Ammunition Company INC», e cila kishte lidhur kontratë me MEICOn për çmontimin e municioneve në Gërdec. Kërkuan dëmshpërblim për dëmtimin e shëndetit të paditëses Anisa Sogani dhe humbjen e fëmijësprej saj. Por këto padi nuk dhanë ndonjë rezultat, ndërsa shëndeti i Anisës dita-ditës përkeqësohej. Në një intervistë për DITA, bashkëshorti i saj, Adriatik Sogani ka rrëfyer fatkeqësitë e njëpasnjëshme që ndoqën familjen e tij dhe bën apel për ndihmë. Dy ditë më parë një nga të akuzuarit e fundit të mbetur në qeli, Ylli Pinari u lirua nga Gjykata. Sipas gjykatësit vuante nga zemra dhe duhej të kujdesej për nënën e tij të moshuar…

 Zoti Sogani, mund të na tregoni se çfarë ndodhi me ju në Gërdec në marsin e 2008-s?

Adriatik Sogani
Adriatik Sogani

Bashkëshortja ime, Anisa Sogani, ishte nisur për të shkuar tek daja vet në Gërdec, Marqinet, pasi daja i saj kishte pësuar aksident. Aty pas një ore ndodh shpërthimi dhe ndërsa dolën nga shtëpia e dajës së nuses, një shtëpi tjetër i zë nën të. Shkon gjyshi i gruas i merr me karrocë se nuk hynte askush tjetër t’i ndihmonte dhe i nxjerr në rrugën kryesore. Pastaj e dërgojnë në spital, duke qenë se gjendja e saj ishte në përkeqësim, pas dy ditëve e dërgojnë në Bari të Italisë. Nusja kishte fëmijën në bark. Fëmija ishte i vdekur dhe dy tre ditë ka ndenjur me fëmijën e vdekur në bark. Një dëm tjetër serioz që kishte pësuar në trupin e saj ishte thyerja e legenit. Në Itali ndërhynë mjekët e bënë operim, i hoqën fëmijën e vdekur pastaj bën ndërhyrje në trup në përpjekje për të shëruar dhe legenin. Anisa qëndroi në Itali një muaj, dhe u kthye sërish në barelë në Shqipëri. Kur u kthye në Shqipëri shkuam sërish në spital, i kërkuam ndihmë dhe zotit Fiqiri Ismaili, i kërkova KEMP por nuk na ndihmoi. I bëra të gjitha dokumentet, donin lekë por unë lekë nuk kisha.

Kush të kërkonte lekë?

Lihej e nënkuptuar pasi kategori që duhej ta përfitonim ishim, dokumentacionin e kishim por na mbanin pezull.

S’keni përfituar asnjë lloj ndihme nga shteti?

Jo. As 100 lekë të vjetra. Edhe për kurimin kemi ikur me lekë borxh. Dhe për disa vite me radhë ne kemi qenë vazhdimisht në spitale. Nga viti 2008 që ndodhi shpërthimi deri në mars 2013 që vdiq vetëm në spitale kemi shkuar. Gjendja e saj u rëndua vitin e kaluar dhe gjithë trupi u mbush me gjëndra. Nuk arriti të shpëtonte…24 vjeç ishte…

Cili ishte shkaku i vdekjes kaq vjet pas shpërthimit.. Në momentin që ndërroi jetë, ishte shëruar nga dëmtimi i legenit?

Jo, Anisa lëvizte me paterica. Nuk ishte shëruar plotësisht. Shkaku i vdekjes ishte komplikacion në mitër.

Kush kujdeset për fëmijën?

Unë personalisht. Gjithë kohës. Më ka vdekur dhe nëna dhe nuk kam asnjë që mund të më ndihmojë.

Nuk punon?

Pa punë jam. Lekë borxh kam marrë tek njerëz të afërm. Kam pas punuar në Greqi, por tani që humba Anisën as atje nuk kam si shkoj.

Ke kërkuar ndihmë?

Kam kërkuar, në Bashki, në komunë. I kam shkuar drejtorit të sigurimeve por askush nuk na del për Zot. Dua të më japin të drejtën time. Ndihmën dhe shpërblimin e dëmeve që meritojmë. Asgjë më shumë se kaq.

 

Share This Article
15 Comments
  • Kur ne zgejdhjet e 2009,e djathta e Berishes u votua ne Gerdec,nga shtypi i majte,nga analistet dhe gazetaret e majte pati nje baterdi shkrimesh,ku,gerdecaret e shkrete u bene target i ironise dhe sarkazmes se pa skaj.
    “Indinjata” e shtypit te majte dhe e gazetareve dhe analisteve te llogores se majte,mund te permblidhet shkurt :”Ju gerdecaret,po votoni Berishen,qe ju hodhi ne ere”!
    Kjo akuze eshte shume e rende dhe poshteruese,percmuese,denigruese per ata qe iu behet.Eshte e tille ,sepse vetem ata qe nuk kane rrespekt per veten e tyre,per familjen e tyre,qe nuk kane piken e dinjitetit,pra vetem zuzaret e maskarenjte,mund ta bejne nje gje te tille.
    Tani ose eshte e vertete ajo cka del nga shkrimet e ketyre analisteve,pra qe gerdecaret,meqe na e paskan votuar Berishen pas Gerdecit,e paskan merituar Gerdecin – ose eshte e vertete kjo dhimbshuria qe shprehet ne kete shkrim.
    Te dyja jane te verteta ne nje fare mase.Sado paradoksale te duket keshtu eshte.Eshte keshtu sepse kemi te bejme me nje media zuzaresh e maskarenjsh,totalisht ne sherbim te politikes.
    Per te majtet,shtypin dhe gazetaret e majte,gerdecaret qe votuan Berishen e meritojne ate qe u ka bere dhe u ben Berisha(kjo del vetvetiu nga ironia per gerdecaret berishiane).Dhe,ne te njejten kohe,ata jane edhe viktima qe duhen shfrytezuar politikisht;prandaj edhe shkrime si ky i mesipermi.
    (Ne gerdec e aty rrotull,te gjithe ata qe ishin ne dijeni te fabrikes se demontimit,thoshin:kete e ka Delijorgji,i cili Delijorgj eshte mik i Berishes dhe i Rames,por ca me shume i Rames;madje shume me shume i Rames se i Berishes).

  • NJE TRAGJEDI NJEREZORE PER TE QARE DHE KELTHITUR SI KAFSHE PYLLI.

    Zoti denofte familjen mafioze Berisha!
    Zoti denofte kriminelin Fatmir Mediu!
    Zoti denofte Partine Demokratike!
    Zoti denofte servilin Bamir Topi!
    Zoti denofte servilen Ina Rama!
    Zoti denofte Gjykatat shqyptare!
    Zoti denofte Shoqerine Civile shqyptare!
    Zoti denofte Bush Xhunjorin dhe Kondolizen e tij mashtruese.
    Zoti denofte komunistet shqyptare!
    Zoti meshirofte mjeranet qe mbeten gjalle nga BUMJA e Gerdecit!

    nga nastradini

  • Me vjen shume keq per keto fatkeqesi qe te solli familja BERISHA. Te shpreh nugushullimet e mija per kete tragjedi qe ke pesuar ne familje. MOS KUJTO DHE MOS PRIT ASNJI NDIHME NGA
    FAMILJA KRIMINELE DHE HAJDUTE E SALI BERISHES.
    AJO ESHTE PASURUAR ME GJAKUN DHE DJERSEN E POPULLIT TE VARFER, I GRABITI I RRENOI PA PIKE MESHIRE KY NJERI I SHITI EDHE MONUMENTET E KULTURES DHE CDO GJE QE TREGON HISTORINE E VENDIT TONE. KY ESHTE NJI NJERI PA IDENTITET NJERZOR.

  • E vetmja menyre per te qene i lumtur ne kete vend, eshte qe te jesh i cmendur…Po ske cfare te humbesh me o Adriatik futi ndonje kallep Fiqiriut e familjes se vet se keshtu vijne ne terezi.

  • te gjithe e dine se ata nuk votuan po armiqte e shqiperis serbogrekete qe kishin shume pune pere te bere me berishene i vodhene votate 100 % e gerdec se keshtu duheje dhe kjo me bekimin amerikane po hajde ajo pune iku dhe shqiptaret nuk kane force pere te jetuare se na vrete amerika po te gjith keshtu po vdesime me kete gjendje mizerabel ku ne cdo cep te shqiperis sundojne telat e valve thithse dhe derguse te telekomunikacionit qe jane vdekje prurse 100 % dhe me keq te mos gjesh sherbimin spitalor qe eshte mizerabel me keq se ne kete vende nuk ka te gjith doktora injorantere vetem te zgjuare pere te mare lekete nuk ja kane haberin fare nga puna shto dhe ilacete 80 % te skaduara keshtu po na vrasin me lezete kjo eshte shqiperia mjere kete vende ce prete pas pak marje fryme nga zija berisha basha me kete tallje rilindje po zija eshte me pase me mbreterimin argita basha totalishte masaker do shofime

  • Ngushllime familjes,goca R.I.P….kjo rshte drejtesia shqipetare per 29 te vrare asnje i burgosur…..Berisha..Fatmir Hori etj ne burg….Rama leri sfilatat po merru me fashistet e shqiperis.

  • Ekzistojnë prova që mund të shtohen nëse inkurajohen dëshmitarët, që tregojnë se ai është njeriu që ia ofroi skemën e biznesit ministrit të Mbrojtës dhe garantoi partneritetin mes Delijorgjit dhe kompanisë amerikane, përmes sekserit të tij në atë biznes.
    Ekzistojnë prova shkresore se Rrahman Selmanllari, në atë kohë “de facto” Shkëlzen Berisha, u emërua përfaqësues i kompanisë amerikane pranë repartit të demontimit në Gërdec.
    Ekzistojnë fakte se Shkëlzen Berisha ka hyrë dhe dalë 42 herë në zyrën e Mediut vetëm në kohën që duhet të miratohej koncesioni.
    Ekzistojnë prova se Mediu, nën ndikimin e Shkëlzenit, tentoi të kalojë në qeveri një VKM, e cila autorizonte direkt kompaninë SAC për t’u marrë me demontimin, VKM që u kundërshtua fort nga Ilir Rusmali dhe Ridvan Bode (prova është tek protokolli i mbledhjes qeverisë).
    Ekzistojnë prova se megjithëse VKM nuk u miratua, një vendim i ri i Fatmir Mediut ia rijep kësaj kompanie këtë biznes pa tender, çka tregon se kjo kompani kishte kapur shtetin dhe diktonte vendimet e tij. Vetë përfundimi i procedurës në favor të saj, e provon këtë.
    Ekzistojnë prova se dy ministrat e linjës, ai i Drejtësisë dhe Ekonomisë, përveçse i përgjigjen zyrtarisht Ministrisë së Mbrojtjes pozitivisht, i raportojnë privatisht dhe Shkëlzen Berishës. Ekziston provë e marrë nga prokuroria faksi i Aldo Bumçit drejtuar Shkëlzen Berishës për informim, pasi ia ka dërguar zyrtarisht ministrisë.
    Ekzistojnë prova që tregojnë se Shkëlzen Berisha ishte dy herë në zyrë të Bumçit kur u përpilua shkresa dhe sekretarja e tij ka pohuar se ajo ia ka nisur faksin Shkëlzenit.
    Ekzistojnë prova tabulatet telefonike, që 30 minuta pas tragjedisë, Mihal Delijorgji, përgjegjësi teknik i këtij biznesi, që vuajti dhe dënimin e fatkeqësisë, ka biseduar për gati 20 minuta në telefon me Shkëlzen Berishën. Njerëzit me të cilët ai ka folur fill pas tragjedisë janë gruaja, administratori i biznesit dhe Shkëlzeni, që tregon afërsinë e madhe të djalit të kryeministrit në këtë biznes.
    Ekzistojnë prova se i biri i kryeministrit ishte i përzierë dhe në një biznes tjetër paralel që bëhej në Rinas me tregtinë e fishekëve kinezë drejt Afganistanit. Për të ruajtur monopolin mbi përpunimin e fishekëve, ai nxori nga loja me dhunë një operator shqiptar, Kosta Trebickën, dhe me të njëjtin grup që drejtonte demontimet, udhëhoqi dhe paketimin dhe sistemin e dërgesave për Afganistan për llogari të një kompanie tjetër amerikane, që u hetua dhe gjykua në SHBA. Partneri shqiptar i kësaj kompanie u gjend i vdekur për qejf dhe Bujar Nishani i certifikoi vetëvrasjen, dhe u ngjit lart deri në presidencë, ndërsa dëshmia e Trebickës se Shkëlzen Berisha kishte kërkuar daljen nga biznesi, ngeli jetime.
    Ekzistojnë prova se Sali Berisha ka shkëmbyer letra të gjata me ekipin e New York Times për këtë çështje, duke mbrojtur të birin, dhe kur shpërtheu Gërdeci tha se nuk kishte dëgjuar kurrë për këtë.
    Ekziston mbi të gjitha një i vrarë, i cili diskrediton çdo hipokrizi për lidhjet e Familjes në pushtet me Gërdecin, dhe ai është i ndjeri Muhamet Hoxha, baxhanaku i Sali Berishës, ose burri i tezes së Shkëlzen Berishës, i cili ishte punësuar aty, dhe u tentua të mohohej nga Sali Berisha. Ai është i vetmi dëshmitar i vdekur, që provon nguljen e thellë të Familjes Berisha në atë biznes.
    Ekzistojnë dhe prova të tjera, ende të pabëra publike, sms të Shkëlzenit për zyrtarë të lartë të qeverisë dhe kërkesa gojore të tij për të shpejtuar procedurën për këtë biznes. Disa telefona celularë që kanë këto sms mund të jenë kyçur në ndonjë kasafortë dhe mund të dalin, nëse shikojnë se prokuroria ka vullnet të hetojë vërtet një aferë korruptive që u pasua për shkak të lidhjeve me pushtetin edhe me tragjedi.

  • Ajo që është hetuar dhe gjykuar deri më sot ka qenë tragjedia e Gërdecit dhe pasojat e saj. Për të mos e komplikuar çështjen dhe për të mos krijuar një kakofoni ligjore, është mirë që qeveria të ndërmarrë një nismë për padi penale lidhur me çështjen e Gërdecit si çështje korrupsioni, jo si tragjedi me pasojë vdekjen. Gjëja më e rëndë e asaj historie nuk janë 26 jetët e marra, por vdekja përfundimtare e shtetit ligjor në Shqipëri. Nëse Shkëlzen Berisha nuk shkon para drejtësisë, së paku të pyetet, të hetohet dhe të gjykohet për këtë histori, ndryshe çdo histori korrupsioni e hetuar dhe gjykuar në Shqipëri për kapje shteti do të jetë tallje me shqiptarët.

  • Mirembrema,Adriatik!
    Eshte shume e dhimbshme te lexosh e mesosh nje drame te tille te familjes tuaj!
    Po perse nuk je degjuar deri me sot,o Adi?
    Perse nuk ke bere te njohur kete problem te Avokati I Popullit,te televizione te tille si News 24,
    Top Chanel te cilet kane patur nje ndjeshmeri te tejskashme per tragjedine ne Gerdec?
    Pse Jo,edhe ne ambasadat e huaja ne Tirane,gazeta etj?
    E them me bindje se nuk do Ishe me vetem!
    Bashkeshortja tende e ndjere ndoshta do kishte jetuar ende!
    Do merrje ndihme ekonomike per kujdestarine ndaj te ndjeres por edhe ndihma nga biznesmene e njerez bujare qe per fat ende I kemi!
    Une te shkruaj si juriste dhe si qytetare!
    Eshte e vertete qe edhe ecejakjet donin kohe por shkeputja tende nga bashkeshortja e shtrenjte
    Do ishte per dy-tre ore,kohe qe mund te zevendesoheshe nga ndonje e aferm e juaja!
    Ne shkrim nuk lexova se je ankuar te Avokati Popullit e televizionet e mesiperme…
    Nuk je vone ende,edhe tani ke mundesi te shkosh Jo vetem te qash hallin te Avokati Popullit,News 24 e Top Channel por edhe te kerkosh demshperblim per gjithe shpenzimet e bera si dhe ate qe me ligj te takon se humbe dy te dashurit e tu,bashkeshorten e femine.
    Ti e din.Nuk je vone!
    Zoti te dhente durim,kerko cdo gje si I qyteteruar e Jo si te shkruante nje lexues per te vene
    Dy kallepe tritoli,Mesa kuptova.
    Nuk ke pse te hysh ne burg,nuk ke pse te mbyllesh jeten tende me vuajtje!
    Jo,Ti je I ri,duhet te jetosh ,te krijosh familje te re e te lumturohesh!
    Jeta vazhdon,Adi!
    Por mos harro,kerko patjeter te drejten tende per demshperblim ekonomik e moral te vendet
    Qe te shkrova me lart!
    Mediat kane fuqi te bejne te realizueshme kerkesen tende!
    Per te tjerat,leria Zotit!
    Cdokush do jape llogari para TIJ!

  • Padrejtesit e Drejtesise per Gerdecit jan mjaft te renda do te na shajne .PO e nxierin nga burgu Pinarin se ka nenen te semure…… Po femijet e familjes SOGANI qe vrave TI kush do ti ushqej e kush do ti rrise PA NENE ……..PINARI vete me vullnet pa gjykate ti jap cekun dhe ta vere nje caste vehten ne pozitat te kesaj familjje – ose shkaktaret e vertete ata te familja Berisha . I vrafte zoti.
    Ne Amerike pash , ta pastroje rrugicen para shtepise ne mengjes heret nga debora e akulli se po ta shikonin pa e patruar me kripe te gjobisnin dhe se po te rrezohej nje njeri do ti paguaje tere jeten pension per nje krah apo kembe te thyer -pale te vdiste ndonje aty .Kurse tek ne vdiqen mbeten sakat puntoret e kalimtare dhe nuk cdemtoi njeri po vetem i ngarkuan me faj ata te pafajshmit=me shpirt te vrare e te varfer…………Pra a do te kete drejtesi dhe qetesi per FEMIJET e familjes SOGANI .

  • Ngushellime te sinqerta, eshte e trishtueshme qe ne diten kur humb jeten nje e re, gjykata liron nje nga organizatoret e Gerdecit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *