Vdekja e lezhjanit, të burgosurit në Greqi grevë 48 orëshe

Elton Tafaruci

Të burgosurit në Trikala të Greqisë do të zhvillojnë sot një greve urie 48 orëshe pas vdekjes në rrethana misterioze të lezhjanit Pëllumb Marnikollaj në Rajonin e Policisë, Agio Lavro.

Një shok i Pëllumbit, i burgosur në Trikala flet për News 24 dhe tregon të gjitha veprimet që do të ndërmarrin për të gjetur drejtësi.

“E kisha shok Pëllumbin, kemi qënë bashkë në burg. Ai u la i lirë 3 muaj më parë. Ishte tip normal dhe i qetë. Në 2008 u dënua për ca vjedhje që s’kishte lidhje. Me ka thënë që babai i tij kishte një linjë autobusësh dhe s’kishte nevojë as të vidhte e as të bënte gjëra të tilla”.

Fabio Dushku thotë se të burgosuri i kanë dërguar një peticion ministrisë së drejtësisë për të zbardhur ngjarjen, ndryshe do të ketë përshkallëzim të grevës. “Sot nisëm grevën 48 orëshe me të dënuarit e tjerë. Kemi çuar një letër në ministrinë greke të Drejtësië. Si fillim do mbajmë një grevë 48 orëshe, do kemi edhe reagime të tjera”,- vijoi ai.

NGJARJA
Viktima kishte një vendim gjykate detyrim paraqitje në polici dhe ai si zakonisht ishte paraqitur për të firmosur në polici duke respektuar ligjin dhe vendimin e gjykatës, me mendimin të rikthehej sërisht në shtëpinë e tij, por ka ndodhur krejt ndryshe, Marnikollaj u paraqit për mos tu kthyer më kurrë.

Pasi ka humbur kontaktet telefonike me shokun e tij, ky i fundit është shqetësuar dhe është vënë në kërkim të shokut, Kanë qënë shokët e viktimës që i janë drejtuar avokates greke Maria Konstantopoulou për ndihmë e cila menjëhere ka shkuar në Rajonin e Policisë Agio Lavro në lagjen Ano Patisia të Athinës, ku është informuar se i riu shqiptarë nga Lezha kishte ndërruar jetë dhe ndodhej në morgun e një spitali aty afër. Avokatja ka gjetur vendodhjen e viktimës dhe ka bërë identifikimin permes njerëzve të afëtrt të 28 vjeçarit.

Avokatja Konstantopoulou ka deklaruar selezhjani ishte tronditur shumë kur kishte parë viktimën në murgun e Spitalit. “Nuk më ka ndodhur ndonjë here në jetë të shohë një viktim të tillë, kaq trishtuese”, tha avokatja duke fajësuar veç policisë edhe shërbimin e spitalit. Mediat greke nuk e kanë publikuar këtë lajm.

Ngjarja e rëndë ku humbi jetën në rrethana të dyshimta 28 vjeçari nga Lezha Pëllumb Marnikollaj, po ndiqet me përparësi nga autoritetet e Ambasadës Shqiptare në Athinë, të cilët thonë se jemi të vendosur dhe do ti shkojmë çështjes deri në fund, për zbardhjen e të vërtetës dhe do të kërkojmë me këmbëngulje nxjerrjen e fajtorëve para drejtësisë dhe ndëshkimin e tyre.

Share This Article
1 Comment
  • Lajmi se te burgosurit shqiptare ne burgun e Trikales do te bejne greve urie 48 ore nuk eshte i vertete.
    Ne Gerqiii nuk ka asnje shtetats shqiptar te burgosur, ata punojne dhe jetojne me djerse dhe nuk merren me vjedhje, vrasje, prostitucion dhe droge, kete na e thote “Qytetari Dixhitalb” i kellires Saleh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *