Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot një vizitë ngushëllimi në ambasadën britanike në Tiranë, pas vdekjes së ish-kryeministres Margaret Thatcher.
Në një prononcim për mediat, kryeministri vlerësoi figurën e ish-kryeministres britanike për lirinë e tregut.
“I shpreha ngushëllime ambasadorit Nicholas Cannon për ndarjen nga jeta të Margaret Thatcher e cila ishte një personalitet që ndikoi në reformat e lirisë së tregut. Ajo ishte një reformatore e guximshme e cila mbështeti kombet e shtypura” është shprehur kryeministri.
Kryeministri Berisha i është shmangur pyetjes së gazetarëve për qëndrimin e qeverisë për rezolutën came duke theksuar shkurt se “rezoluta çame po shqyrtohet nga komisioni, këtu jam për ngushëllim”
Ish-kryeminstrja e Britanisë, Margaret Thatcher ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 87-vjeçare ndërsa funerali i saj do të zhvillohet nesër ku ish-kryeministres do t`i bëhen nderimet ushtarake.
