Zgjedhja e jurisë ka filluar për çështjen e shumëpritur ligjore ngritur nga nëna e idhullit të muzikës, Michael Jackson, kundër organizuesve të koncerteve, për të cilët ajo thotë se janë përgjegjës për vdekjen e djalit të saj. Katharine Jackson ka paditur firmën AEG për vdekjen e djalit të saj. Ajo pohon në padi se kjo firmë u tregua neglizhente në punësimin e Dr Conrad Murrayt për t’u kujdesur për Michael Jacksonin në prag të koncertit të planifikuar në Londër në vitin 2009. Firma AEG argumenton se Jackson kishte një histori të gjatë të abuzimit me drogë para se ai t’i nënshtrohej trajtimit nga doktor Murray. I ashtuquajturi Mbreti i muzikës Pop vdiq në qershor të vitit 2009 në Los Angeles. Në vitin 2011, një gjykatë e gjeti Murrayn fajtor për vrasje, pasi i kishte dhënë këngëtarit një mbidozë ilaçi Propofol për ta ndihmuar të flinte. / Zëri i Amerikës