Vdekja e nënës dhe foshnjës, lirohen dy mjekët

Elton Tafaruci

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë dy mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”, Elidon Kristo dhe Dritan Deçka. Togat e zeza kanë dhënë masën “detyrim paraqitje” për të, ndërsa janë paraqitur në seancë të veshur me uniformën e mjekut.

Ata akuzohen për mjekim të pakujdesshëm në rastin e 35-vjecares Aida Çajka që humbi jetën në muajin e 9-të të shtatzënisë, si dhe foshnjën e saj.

Në dosjen e prokurorëve thuhet se mjekët kanë gabuar në mjekimin e nënës që ishte paraqitur në gjendje të rëndë në maternitet. Sipas akuzës pacientja nuk është trajtuar në maternitet, por është lëvizur në tre spitale të ndryshme në gjendje të rëndë.

Share This Article
1 Comment
  • Bravo ministër i shëndetësisë ,duhet që mjekët të vrasin një nënë në lindje me tre binjakë që të ngelen në burgë.!,
    Jazëk u qoftë.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *