VDEKJA E NJË BESNIKU

redaktor

Njeriu më i afërt i Enver Hoxhës për 30 vite, që u kujdes për sigurinë e tij, Sulo Gradeci, ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes, në moshën 93 vjeçare.

Rreth orës 21:00 është ndarë nga jeta një nga njerëzit që dinte më shumë për jetën dhe intimitetet e Enver Hoxhës, njeriut që sundoi Shqipërinë për rreth gjysmë shekulli.

Pas rënies së diktaturës, Sulo Gradeci botoi një libër me kujtimet e tij dhe jetën pranë Enver Hoxhës, “mitit” e “udhëheqësit shpirtëror”, siç e cilësonte ai.

Pjesa më e madhe e fotove dhe e filmimeve të jetës së Enver Hoxhës, që ruhet edhe sot, ka për autor pikërisht Sulo Gradecin.

Madje, fotografia e fundit e Enver Hoxhës, para se të ndërronte jetë, më 11 prill 1985, deklarohet se është e fiksuar nga Sulo Gradeci.

Besniku i Enverit

Sulo Gradeci ka qëndruar pranë Enver Hoxhës rreth 30 vite. Të paktën që prej vitit 1956 ai është ngarkuar me detyrën e sigurimit të jetës së Enver Hoxhës.

Por Gradeci kujton në librin e tij se me Enver Hoxhën njihej qysh prej demonstratës së madhe të 28 nëntorit ‘41. Ndërsa takimi i parë i tyre do të ndodhte në marsin i vitin 1944, pasi Sulo ishte inkuadruar si partizan në Çetën e Skraparit.

Nga duart e Sulo Gradecit kanë dalë 45 mijë fotografi ku është fiksuar Enver Hoxha në të gjitha aktivitetet e tij, politike, shoqërore e familjare. Gjithashtu, Sulo Gradeci ka fokusuar mbi shiritin elektronik të kamerës, të paktën 50 orë film nga jeta dhe veprimtaritë e Enver Hoxhës.

Por Gradeci ka ruajtur si të shtrenjta, të paktën 2000 fletë ditari, në të cilat janë përshkruar qindra detaje nga jeta në shërbim të udhëheqësit komunist.

Balsamosja e Komandantit

Gradeci ishte një ndër personat më të besuar të Hoxhës. Kishte shumë rëndësi mënyra se si mund t’ia përcillte informacionin shefit të tij.

Madje kur diktatori mbylli sytë, Sulo, i dëshpëruar i është shprehur nën dhëmbë njerëzve që gjendeshin aty rrotull: kush na e bëri këtë, kush e vrau shefin?!

Sipas njerëzve që kanë qenë pranë ish diktatorit, Suloja ka kërkuar që në momentin kur Enveri vdiq, të ballsamosej, pasi donte që Enveri të jetonte përjetësisht.

Ky i fundit garantonte fuqinë dhe rëndësinë e tij… Sulo së bashku me një grup shokësh nga koha e luftës në çdo 16 tetot shkonin te “varri i Komandatit”. Në një intervistë të disa viteve më parë Gradeci shprehej se “komandant” do t’i fliste Enver Hoxhës gjithë jetën.

Hysni Kapo e caktoi të mbronte Enverin

Sulo Gradeci kujton se ka qenë Hysni Kapo ai që e ka emëruar në detyrën e re: “Partia ka menduar të të ngarkojë një detyrë të rëndësishme e delikate…” Dhe Suloja ka treguar gatishmërinë e plotë në qëllimin për sigurimin e jetës së Enver Hoxhës, duke u shprehur pas vitesh se një gjë e tillë ishte dhe ëndrra e tij e vjetër. Që prej asaj kohe, Sulo Gradeci u vu në krye të shërbimit që përgjigjej drejtpërsëdrejti për jetën e numrit një të shtetit shqiptar.

Por siç shprehet vetë ai, në vitin 1973, kjo detyrë u inkuadrua në dy fronte: Së pari jeta e Enver Hoxhës dukej siguruar nga gjithçka kishte të bënte me ndonjë eliminim të mundshëm fizik të tij, ndërsa detyra e dytë kishte të bënte me përkujdesjen e shëndetit.

“Por nëse në detyrën e parë ne ndihmoheshin sinqerisht edhe nga masa e madhe e popullit, në rastin e dytë vështirësitë ishin më të mëdha, sidomos pas problemeve me zemrën që iu shfaqën në atë vit”, kujton Sulo Gradeci.

Enveri pinte gjethe fiku

Deri në fillim të viteve ’70 Enver Hoxha njihej si një konsumues i rregullt i cigareve. Megjithë kërkesën dhe presionet që i bëheshin nga ana e ekipit mjekësor, Enver Hoxha dukej se nuk kishte ndër mend ta linte këtë zakon të vjetër. “Në vitet e luftës, kur ndodhej i rrethuar mes maleve, ai ka pirë dhe gjethe fiku në mungesë të duhanit. Por, ndër ata që këmbëngulnin më tepër për ta lënë duhanin ishte edhe shoku e miku i tij i fëmijërisë, profesor Fejzi Hoxha. Dhe pas shumë përpjekjesh, një ditë shoku Enver vendosi që të mos e ndezë më”, kujton Sulo Gradeci.

Edhe pse në moshë të madhe, Sulo gëzonte një gjendje të mirë shëndetësore, deri disa muaj më parë. Sëmundja e gruas, Lirisë, bëri që dhe vitet mbi supet e Sulos të rëndonin gjendjen e 93 vjeçarit. Në funeralin e së shoqes ai u shfaq në vështirësi kur dhe shikimi kishte filluar ta linte.

Sulo Gradeci ndërron jetë 20 ditë pas humbjes së bashkëshortes, Lirisë. Ai kishte tre fëmijë Dhuratën, Nikun dhe Jonin./DITA

Share This Article
24 Comments
  • Nderime Sulo Gradeci per detyren fisnike qe e kryejte me besnikeri dhe ndjenje te thelle dashurie per njeriun e Madh te Kombit Shqiptar.

      • Me ate “gjethen e fikut”, ne vend te duhanit, e ka dh… fare xha Suloja. Edhe shakaja, ne daç genjeshtra, duhet te jete nje ëike e lezeçme per t’u besuar.
        Megjithate Suloja ka ca “merita” se i ka dhene politikaneve shqiptare te postdiktatures, materiale shume te çmuara. Keto si duket edhe ja shtuan ca jetgjatesine.

  • Zoterinj te Dita-s! Nuk u thoni lexuesve, çfare te mire i ka bere Shqiperise ky njeri, vdekja e te cilit merituaka te mbushet faqja e pare e gazetes? Ka qene nje pjesetar i devotshme i sigurimit, asaj arme te urryer dhe mizore ne duart e “shefit”, i cili e shfrytezoi per te vrare edhe shoket e tij me te ngushte. Pale, po paska pasur mungese duhani gjate luftes dhe na qenka helmuar me gjethe fiku ne vend te tij. Marrezi, si ajo qe shkruan Sh. Peçi se :”Enveri vishte çarape te harnuara”. Mos ia ulni vleren gazetes me ekzaltime njerezish qe nuk meritojne te zihen ne goje e jo me te lartesohen ne kete menyre.

  • O palaco cirku,komentues majmune,cdo vite ne gjermani festone dhe perkujtohet lufta e divizionit waffen ss te cilet kane shfarrosur njerez te pafajshem dhe shfajsohen qe kane qene ushtare dhe u jane bindur urdhrave…Dhe Sulo Gradeci ka qene ushtare besnike qe i ka sherbyer nje njeriu qe krijoi nje shtet te vogel por me prestigje e reputacion…Ne fund te fundit u ka ngelur emri ne historin e vendit tone.

    • O enverist, ja ku e ke Shqypnine qe la pas Enveri me Sillon e tij te pabese, katil dhe gjakatar qe vrau ne gjumin e nates Mehmet Shehun dhe qe u merrte gjakun foshnjave te prosalindura per te zgjatur jeten e Diktaorit.

      https://www.youtube.com/watch?v=_Jk7zSopzBM

      dhe mos shkruaj brockulla enveristesh me gjermane dhe partizane ne DITA se tregon per nivelin e ulet intelektual se le nam me injorancen e idiotit fanatik.

      Divizionet vrastare “Waffen-SS divisions” qe kane qene afro 38 (jo vetem nje) ne numer, jane turpi dhe rezili i Gjermanise se sotme Antikomuniste dhe Demokratike dhe mund ta perkujtojne vetem idiota debile dhe fanatike si puna jote apo si Sulo Gradeci qe ka vrare njerez njesoj sic i vrisnin SS e Hitlerit.

    • Ne Gjermani nuk behet feste apo perkujtimore per Divisionet -SS por per krijimin e ushtris mbas luftes se 2 boterore dhe e lidhin dhe me atentatin kunder Hitlerit nga Staufenberg .

  • Lavdi Jetës dhe veprës së Besnikut të popullit që e lindi!‎
    Shëmbëlltyra edhe e këtij atmemëdhetari të na shërbej si ‎‎udhë-rrëfim për brezat, se si duhet të punohet me ‎përkushtim për interesat e popullit!‎
    E lehtë qoftë toka e Atëmemëdheut të cilës i shërbeu me ‎‎besnikëri tërë jetën!‎

  • Ky “zoteri” e dinte c’masakra beri Diktatori dhe e ruajti me besnikeri..???.Me pak fjale ka qene besniku i kriminelit dhe bukeshkale i popullit te tij…
    PTUUUUUUU qelbesira “besnike”

  • Pa fjale…….
    Komentues pro dhe kunder personit dhe aktivitetit te tij!
    Nje njeri me pak mbi kete toke…
    Disa gezohen……
    Zoti ka sjelle mbi toke te dashurin e tij me te madh, NJERIUN !
    Mos u gezoni per nje jete te shuar,sepse nuk eshte mire…..
    I lehte dheu…….

    • Sa NJEREZ qe ishin gjithashtu dashuria e Zotit ka vrare dhe ka masakruar ky Sulo Gradeci? Edhe keta NJEREZ kishin te drejten e tyre per te jetuar si rob te Zotit, por Sulo Gradeci u morri jeten me nje pabesi te papare si nje KILLER fanatik i enverit dhe i Partise se Punes dhe kur Zoti vendosi ta coje ne ferr nuk di te kerkoje falje per krimet e tij monstruoze, por debaton me gazetarin ne DITA me fjalet shokuese:

      E MO PUNE E MADHE SE KAM VRARE CA ARMIQ TE PARTISE!

        • Ha ha ha, ky antienveristi ,jo qe nuk mori pushken e te luftonte kunder Enverit por perkundrazi ,nga qe eshte legen e pa karakter u be spiun i Sigurimit ,sepse eshte shkerdhate ! Apo jo or ShÚran ?!
          Dhe tani , ne te perenduar te jetes se tij prej legeni deshtak ben : gam gam gam …!

  • Nje felliqsire komuniste ka qene ju ka vjedhur verdhushkat gjithe atyre qe shpallen kulake.
    E i ka torturuar. Ky eshte nivel me Nevzat Hasnedarin per nga krimet qe kane bere.

    • e kishin hak, se kulaket shisnin Shqiperine, si e shiten hordhite e Berishes,
      E la punen pergjysem xhaxhi, pa mire ishte ti kishte shkuar deri ne fund.

  • e paska gjoksin me grada ;;;; e paska graduar enveri per krimet ndej popullit ;;;; sa here spiunonte nje te pafajshem dhe e fusnin ne burg ;;;;merrte nje grade ;;;;; cfare kafshes ;;;cfare kulture ;;;; edhe nje zezak ne paris ishte me i civilizuar se ky katnari ;;;qe per nje vend ne tirane ;;;; vriste edhe nenen e vet ;;; sic e beri kadriu Mehmet ;;

  • Respekt dhe konsiderate per gjithcka ka bere ne dobi te Shqiperise, Komandantit dhe familjes! Jane te vecante njerez si xha Sulo Gradeci. Ti rrojne te dashurit! T’i kete lene uratat!

  • Ngushellime femijeve per vdekjen e babait te tyre , i cili ishte krenaria qe mbrojti per 30 vjet udheheqesin e madh te popullit shqiptar , ENVER HOXHEN !!

  • Sulo Gradeci e ka kryer shkelqyeshem detyren qe i ishte ngarkuar , por eshte injorance te mendosh qe Enver Hoxha te pyeste kryerojen per vendimet qe merrte !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *