Vdekja e punonjësit, pezullohen punimet tek ”Qemal Stafa”

Bora Basholli

Ngjarja e rëndë e pak ditëve më parë, ku humbi jetën një nga punëtorët, ( Lexo KETU)  ka sjellë pezullimin e punimeve në stadiumin Qemal Stafa.

Këtë të hënë inspektorja e punës, Irena Gjoka, ka njoftuar se “puna në kantierin e stadiumit do të ndërpritet deri në momentin që të hetohen të gjitha shkaqet që çuan në vdekjen e 40-vjeçarit pasditen e së shtunës”.

Kjo ngjarje shtyn akoma dhe më tej inaugurimin e stadiumit në Tiranë, i cili ka filluar nga ndërtimi që në vitin 2016.

Për momentin punimet në “Qemal Stafa” janë në fazën e tyre finale, ( lexo KETU)  ku po punohet për mbulesën dhe fasadën e stadiumit, për t’i lënë më pas vendin fillimit të punimeve për fushën e blertë, vendosjen e stolave dhe punimet e brendshme dekorative.

 

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • nuk e di përse duhet të pezullohen tërë punimet!?
    nëse janë shkelur dukshëm rregullat e sigurisë së punës atëherë është diçka tjetër,duhet të bllokohen dhe pa pasur aksidente,nëse nuk ka ndodhur një gjë e tillë!?duhet bllokuar vetëm vëndi i ngjarjes dhe asgjë më tepër!!
    shumë veprime tek ne bëhen të nxitura politkisht dhe jo racionale!!
    për të mbuluar mutin me shurrë politikanët tanë e bëjnë më të madh!e bëjnë mullar!!

  • stadiumi i tiranës nuk quhet arena kombëtare,por qemal stafa!!
    akoma nuk i është hequr emri zyrtarisht!!
    para se të emrohet duhet të ç’emrohet ZYRTARISHT!!
    në shqipëri nuk njihen protokollet e shtetit sepse vedos gomari që zapton karrigen!dhe të gjithë të tjerët pëllasin pas tij!!

  • Mos zbatimi rregullave te sigurimit teknik ne pune gjithemone te qon ne ngjarjete jashtezakoneshe.Per rastin konkret duhet te shikohet a eshte bere instruktimi i sigurimit teknik dhe po qe se eshte hedhur firma drejtuesit e punimeve nuk kane faj ne te kundert fajin e ka drejtuesi i instruktimit per masat e sigurimit teknik.Per cdo gje ka nje rregullore dhe per rastin konkret e ka nje rregullore e cila duhet te mesohet dhe te zbatohet nga te gjithe.Neglizhimi i saj te qon ne ngjarje te jashtezakoneshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *