Vdekja e shqiptarit në Greqi, MPJ: Po ndjekim rastin

Dita

Ministria e Jashtme reagoi sot lidhur me vdekjen në Greqi të shqiptarit, Pëllumb Marnikollaj. MPJ deklaron se ka vënë në lëvizje Ambasadën shqiptare në Greqi për këtë rast të rëndë.

Nga kontaktet e deritanishme të Ambasadës shqiptare me autoritetet greke, bëhet e ditur se ekzistojnë pamjet filmike të ngjarjes, si dhe është urdhëruar kryerja e autopsisë mjeko-ligjore.

Ministria e Punëve të Jashtme thotë se do të vijojë të ndjekë me vëmendje të veçantë rastin dhe kërkon nga autoritetet greke kryerjen e një hetimi të plotë dhe transparent, në respekt të të drejtave të njeriut dhe standardeve ndërkombëtare.

“Pala shqiptare mbetet në pritje të rezultateve paraprake të hetimit të nisur dhe bashkëpunimit të plotë të autoriteteve greke, duke rezervuar të gjitha të drejtat për trajtimin e mëtejshëm të rastit. Ambasada jonë në Athinë do të ndjekë në vijimësi këtë çështje në çdo instancë dhe do të vijojë t’i gjendet pranë të afërmve të viktimës”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *