Vdekja e turistëve rusë, zbardhet dëshmia e recepsionistit: U thirra disa herë…

Ornela

4 turistë rusë humbën jetën mbrëmjen e djeshme në saunën e hotelit luksoz ‘Gloria’ në Qerret të Kavajës.

Trupat e pajetë janë gjetur nga recepsionisti i hotelit, i cili në deklaratën e tij ka thënë se i ka thirrur disa herë por nuk i janë përgjigjur.

Pasi ka gjetur trupat e pajetë të katër turistëve rusë, punonjësi i hotelit ka njoftuar menjëherë policinë.

Në dëshminë e tij, recepsionisti ka thënë para grupit hetimor se ka qenë rreth orës 22:30 kur ai ka shkuar në zonën e saunës, ku ishin 2 çiftet, ndërsa i ka thirrur atyre disa herë për t’i njoftuar se pijet dhe frutat iu kishin shkuar në dhomë.

“Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk mu përgjigj njeri, hyra brenda në sauna dhe i pash të katërt, nuk mu përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, ka thënë para hetuesve recepsionisti i hotelit.

Instituti i Mjekësisë Ligjore po kryen ekspertizën e trupave të pajetë për të zbardhur shkakun.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *