Policia e Shtetit ka reaguar me anë të një njoftimi për shtyp, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Himarë, ku një turist i huaj gjeti vdekjen teksa lahej në det, nga një mjet motorik lundrues.
Policia sqaron se gjatë periudhës 1 Qershor deri në 3 Korrik 2016, është hartuar dhe po zbatohet Programi i Punës së Drejtorisë së Policisë së Shtetit, si dhe Plani për shpërndarjen e forcave e mjeteve policore për garantimin e rendit e të sigurisë publike në zonat turistike dhe ka marrë masa të plota si në forca dhe në mjete për garantimin e sezonit turistik.
Por, Policia konstaton mangësi të theksuara nga Njësitë e Qeverisjes Vendore, në zbatim të VKM Nr. 321, datë 28. 05.2014 “Për sigurinë në det, plazhe, në ujrat e brendshme në thellësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të sporteve ujore”.
Detyrimet e pazbatuara nga këto Njësi vendore janë:
- identifikimi i zonave të përshtatshme si zona çlodhëse të konsideruara të sigurta dhe të shëndetshme;
- dhënia e autorizimit për plazhe;
- dhënia e lejeve dhe autorizimeve për përdorim publik, sporte ujore;
- heqja e lejeve në rast se përdoruesit nuk përmbushin kushtet;
- vënia e gjobave për përdorimin jashtë kritereve të mjeteve lundruese dhe të kushteve higjeno–sanitare.
Sipas këtyre detyrime që burojnë nga aktet ligjore, qeverisja vendore në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme Detare përcakton:
- zonat e përdorimit të mjeteve lundruese argëtuese, të cilat të jenë të shënuara në mënyrë të dukshme me shënues të veçantë, ku të tregohen dhe korridoret e hyrjes e daljes nga uji;
- distancat e ushtrimit të aktivitetit të lundrimit nga këto mjete;
- oraret e përdorimit të tyre;
- vendosjen në vende të dukshme të shenjave sinjalizuese si: “Kujdes – zonë ku ndalohet përdorimi i mjeteve lundruese”, “Kujdes – zonë e ndaluar për të notuar”.
Çdo zonë e deklaruar për plazh duhet të ketë:
- kulla vrojtimi për çdo 250 – 300 m, me lartësi 3 metra dhe çdo kullë të ketë vrojtues të trajnuar;
- mjete sinjalizimi dhe komunikimi;
- flamuj, postera për vendet e lejuara për lundrim e argëtim, për pushues.
Nisur sa më sipër, Policia rithekson se organet përgjegjëse nuk kanë marrë masa dhe nuk janë krijuar kushtet e nevojshme qoftë edhe në një plazh të vetëm, megjithë komunikimin e vazhdueshëm shkresor të kryer nga ana e Policisë së Shtetit.
Nisur nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot, ku humbi jetën një pushues në zonën e Himarës, Policia e Shtetit informon se Bashkisë Himarë i janë dërguar 6 shkresa zyrtare për plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga VKM nr. 321.
Në çdo takim të zhvilluar me Task Forcën, Policia e Shtetit ka ngritur problematikën për masat e munguara për sigurinë në plazhe nga ana e pushtetit vendor.
Megjithatë shërbimet e Policisë Kufitare janë angazhuar maksimalisht dhe po bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar jetën e qetësinë e pushuesve në plazhe, sidomos gjatë ushtrimit të aktivitetit me mjete lundruese.
Gjatë kësaj periudhe nga Policia Kufitare e Migracionit ka evidentuar:
- 76 raste dhënie ndihme ndaj 130 personave;
- 21 raste të parandalimit të konflikteve
- 37 masa administrative ndaj përdoruesve të mjeteve lundruese për shkelje të ndryshme me një vlerë prej 671.000 lekësh;
- 10 mjete lundruese janë bllokuar për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të lundrimit në det.
Policia e Shtetit bën me dije se do të sekuestrojë dhe ndëshkojë me masa të ashpra të gjitha mjetet lundruese që thyejnë distancën e sigurisë prej 300 metrash nga vija bregdetare, nuk respektojnë korridoret e hyrje-daljes në det, si edhe qarkullojnë me shpejtësi të lartë në zonat e plazheve.
Gjithashtu, do t’i rekomandojë të gjitha Njësive vendore marrjen e masave konkrete ndaj çdo subjekti që nuk ka respektuar parashikimet ligjore për sigurinë e pushuesve në det.
Policia e Kufirit dhe Migracionit do të monitorojë në vazhdimësi zbatimin e masave në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar dhe në njësitë operuese përgjatë bregdetit, duke bashkëpunuar me të gjitha agjencitë shtetërore dhe subjekte që janë të angazhuara në mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Policia kundèr bashkisè, kjo e fundit kundèr komunales, ndèrsa komunalja nga ana e saj, kundèr atyre qè vijnè pèr pushime dhe besojnè qè edhe nè kètè qosh tè Europès, mund tè gjesh jnfrastrukturè turizmi dhe standarte shèrbimi.
Tek hidrovori i Velipojès, lanè jetèn 4 pushues, pèr tè vetmen arsye sepse nuk ka sinjalistikè tè mjaftueshme qè informon pèr fundin e kantierit tè ndèrtimit, nuk ka ndriçim,,,,,,,, nuk ka pèrgjegjèsi dhe standarte shèrbimi.
Nè Himarè, gjeti vdekjen turisti rus. Ai motorr uji, mund ta kishte vrarè atè gjithkund nè Shqipèri. Askund nuk ka njè rregull qè gjen zbatim praktik pèr kèto mjete. Gjithkund rrumpallè dhe kapadaillèku i injorancès.
Kèto janè vrasje, nuk janè aksidente tragjike.
Kèto janè argumenta, pse jeta e njeriut nè Shqipèri, nuk vlen. Tek dègjon policinè e shtetit tè flasè kodra pas bregut, pa u menduar mè tej, nuk tè mbetet gjè tjetèr veçse shpresa qè familjarèt e viktimave, tè nxjerrin shtetin shqiptar para gjykatave ndèrkombètare, si pèrgjegjèse pèr vrasjen e tè dashurve tè tyre.
Ore po si nuk doli njehere me gjithe keto krime qe policia te pranonte pergjegjesite!!!
Po ata “baywatch-et” qe u propaganduan me aq zhurme nga propaganda rilindjote nga behen dini gje mo???
Gjushi na u ankua se nuk ka para se i do per vete po andej nga Jugu c’behet?