Aktori i “Fast and Furious”, Paul Walker, mbeti i vdekur në pasditen e së premtes në një aksident automobilistik. Walker ndodhej në makinë së bashku me një mikun e tij dhe ishte duke shkuar në një event bamirësie.
Për shkak të humjes së kontrollit nga ana e drejtuesit (miku i aktorit), makina u përplas me një shtyllë e më pas me një pemë. Mjeti mori flakë menjëherë, duke mos u lënë asnjë mundësi shpëtimi dy personave që ndodheshin në të, pavarësisht dëmtimeve që mund të kishin marrë.
Një ditë pas aksidentit, në internet qarkullon videoja e realizuar në minutat e para. Dhe krahas videos, ajo që ka dominuar rrjetet sociale pas vdekjes së Walker është shprehja e tij: “Nëse një ditë shpejtësia më vret, ti mos qaj sepse unë isha duke qeshur”.