Prof. dr. Bardhosh Gaçe
Vijon nga numri i kaluar – Kliko KETU
Më pas në shkrimin “Shqipëria dhe shqiptarët”, i cili ngjan në të vërtetë me një lloj traktati të rëndësishëm për shoqërinë perëndimore, e cila ishte e prirë të mësonte dhe nga këto vende të vogla dhe të prapambetura, shpjegon mrekullisht organizimin familjar, kodin e familjes, rregullat shoqërore të fisit dhe të hapësirave më të gjëra, organizimin shoqëror, raportet me besimin, krijimtarinë dhe konstitucionin shpirtëror, të drejtën zakonore ku spikasin cilësi të veçanta si: besa, bujaria, marrëdhëniet përmes rregullave të krijuara nga vetë shoqëria, vijimësia historike që nga origjina deri në kohët e vona, mbijetesa dhe epet mbi Pirron, Aleksandrin e Madh, sundimi otoman, marrëdhëniet me perandoritë e kohës, ndërtimi etnopsikologjik i tyre, konteksti dhe konjukturat pro dhe kundër shpalljes së Pavarësisë dhe shumë arsyetime të tjera, të cilët duhet të rishqyrtohen në një qasje të veçantë.
Pavarësisht notave deri diku sentimentale, të cilave nuk mund t’u shmangej dot, ai i bën një analizë të hollë këtij realiteti kohor historik, qëndrimevet të huajve dhe Fuqive të Mëdha, flet për Austro – Hungarinë, Italinë, Greqinë, Traktatin e Londrës, duke e faktuar Pavarësinë e Shqipërisë si një të drejtë të rëndësishme të popujve të pavarur. Analizës së tij nuk i është shmangur as dorëheqja e tij, as zhvillimet e mëvonshme në Shqipëri dhe reflektimi në kancelaritë perëndimore, të cilat më së shumti kanë mbajtur qëndrime skeptike ndaj vendit të tij.
Në shkrimin “Shqipëria dhe shqiptarët” të vitit 1917, Ismail Qemali ka një analizë të thukët dhe të qëndrueshme, e cila i ka qëndruar kohës lidhur me Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, me ç’rast u copëtuan trojet shqiptare në kontekst dhe në detaje, që lidheshin me zhvillimet në Shkodër, Malin e Zi dhe Greqi, për të cilën posaçërisht shkruan: “…simpatia që më ishte shfaqur gjatë misionit tim, qe i vetmi ngushëllim që iu afrua zemrës së copëtuar të Shqipërisë, kur morëm vesh vendimin e dhënë nga Konferenca e Londrës. Mbi gjysmën e territorit të vendit tim ia kishin dhënë Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Qytetet më të lulëzuara e rajonet më prodhimtare të vendit, i ishin shkëputur atdheut. Shqipëria kishte mbetur gati krejtësisht në zonat më të thata e më shkëmbore. Kështu, të lëshuar përsëri në një depresion të pikëlluar, dhe me vizionin e një të ardhmeje kaq të errët të vendit tonë të rilindur, qemë të ngushëlluar të sakrifikoheshim për interesat e përgjithshme të Evropës”.
Ismail Qemali e njihte mirë vendin e tij, jo vetëm në pjesën historike, shpirtërore dhe të marrëdhënieve me njëri- tjetrin, por dhe konjukturat e tjera të heshtura dhe të fshehura, të cilat kishin vazhduar të vepronin nga ndikimet e të huajve, veçmas nga pushtuesit dhe ekspansionet e caktuara, që kishin vepruar dhe vepronin dhe në Vlorën e tij, ku përziheshin ndikimet turke, greke, italiane, ortodokse dhe shqiptare, të pranishme më së shumti në shkollat qytetase ku mësonin fëmijët e shqiptarëve. Kjo kulturë dhe “garniturë” e trashëguar që nga fundvitet 1800, kur doli në skenë çështja e gjuhës dhe shkollës shqipe dhe gjatë kohës që Ismail Qemali drejtonte qeverinë e dalë nga Kuvendi i Vlorës, kishte krijuar jo pak probleme dhe për të, por ai arriti t’i kapërcente këto çështje, duke seleksionuar mjaft mençurisht nevojat më të ngutshme për vendin.
Qeveria e tij nuk u pa asnjëherë me sy të mirë nga Italia, e cila kishte qëllime të hershme ndaj Vlorës në veçanti, por Ismail Qemali nuk e ndërpreu kurrë bashkëpunimin me Perëndimin. I prirë për të marrë informacion të vazhdueshëm për zhvillimet në rajon dhe në Evropë, ai nuk reshtëte së shkruari korrespondenca me njerëz të njohur dhe miq, me të cilët ndante opinione të rëndësishme politike dhe diplomatike. Mbarimi i Luftës së Parë Botërore e gjeti në Spanjë. Edhe pse papritur i vdiq gruaja e tij, Kleoniqi Sumerli, e bija e atdhetarit Andon Sumerli (Shumeni) nga Lekëli i Tepelenës, Guvernatori i Bankës së Danubit, duke parë dramën e Atdheut, vazhdoi veprimtarinë e tij diplomatike. I kësaj kohe është dhe bashkëpunimi me Sevasti Qiriazin, të cilës i shkruante: “Koha erdhi edhe shkon për të hapur zënë, për të kërkuar të drejtat e Shqipërisë. Sot është dita e fundit për Shqipërinë, do të ngjallemi a do të vdesim”.
Duke ditur ekuilibrat që i kërkoheshin botës pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore dhe se këtë do ta rregullonte një konferencë paqeje, Ismail Qemali kërkon të jetë pjesë e këtij delegacioni, e ndërsa në kushtet e reja, Italia nuk do të pranojë të copëtohet Shqipëria te fqinjët ballkanikë, vendos të kthehet në Itali, ku i qe caktuar vendqëndrimi në qytetin e Peruxhias. I gjendur në një situatë të vështirë, intriguese dhe i akuzuar si “intrigant” dhe bashkëpunëtor i “austriakëve”, ai nuk reshti së punuari për vendin e tij. Kështu në 15 janar të vitit 1919, Ismail Qemali i dërgon një Memorandum kryeministrit të Italisë Orlandos dhe ministrit të Jashtëm Soninos, të cilëve iu kërkonte që Qeveria Italiane të merrte në mbrojtje interesat shqiptare në Konferencën e Paqes.
Në memorandumin e shkruar frëngjisht, me dorën e tij ai nënvizon: “Duke qenë i caktuar në bazë të një akti formal të Bashkësisë Shqiptare të Amerikës, me cilësinë e delegatit për të mbajtur në Konferencën e Paqes të drejtat e Shqipërisë dhe rivendikimet e saj territoriale, ngutem të nisem për Romë me qëllim që të vihem në shërbim të Qeverisë Mbretërore të bashkërendoj në qëndrimet tona”.
Duke shpresuar se kryeministri mund ta merrte më vete në Konferencën e Paqës, gjë që nuk u realizua për shumë arsye, ai e përjetoi me një mërzi të madhe, pasi një konferencë e tillë i krijonte një mundësi të mirë për të mbështetur dhe apeluar të drejtat kombëtare të popullit shqiptar me shumë argumente që ai i kishte në dispozicion.
Në rrethana misterioze, krejt të befta, më 26 janar 1919 Ismail Qemali vdiq në hotelin “Brufani” të Peruxhias. Në Peruxhia, Ismail Qemali kishte mbërritur më 20 dhjetor 1918, së bashku me djemtë e tij, Et’hem e Qazim, pasi kishte qëndruar 10 ditë në Gjenevë të Zvicrës e ishte takuar me disa shqiptarë të njohur.
Në disa botime historike, enciklopedike, si dhe në varrin monumental të Ismail Qemalit në Lulishten e Vlorës, vdekja e tij shënohet më 24 janar 1919. Por, si në raportin e prefekturës së Peruxhias, raportin e mjekëve me në krye prof. Silvestrinin, si dhe në faqet e gazetës italiane “L’Unione Liberale”, 27 janar 1919, thuhej: “Dje në mbrëmje, më 26 janar, në orën 23.30 pushoi së jetuari në hotel “Brufani” mysafiri i shquar i qytetit, Ismail Qemal bej Vlora”. Të njëjtin njoftim jep edhe gazeta “Peruxhia” në faqen e saj të parë, duke e cilësuar “Patriot i flaktë i frymëzuar nga parimet e Lirisë dhe Drejtësisë”.
Në njoftimet e shtypit të kohës thuhet se Ismail Qemali vdiq nga një “hemorragji cerebrale”. Po misteret e vdekjes së tij u endën në qiellin e Evropës, sepse, duke pirë kafenë në konferencën me gazetarët e huaj, të vjella e helmim pësoi edhe djali i tij, Qazimi, i cili vuajti tërë jetën nga këto pasoja.
Vdekja e Ismail Qemalit ngjalli një trishtim të thellë në të gjithë hapësirën shqiptare e kudo kishte shqiptarë në botë. Lajmin e vdekjes së tij e njoftuan gazetat në gjithë Evropën dhe Amerikën, pasi personaliteti dhe veprimtaria e tij i kishte kapërcyer kufijtë e vendit të tij me kohë. Politikan kalibri, diplomat i mrekullueshëm, atdhetar dhe polemist i rrallë, emri i tij kishte depërtuar në të gjitha kancelaritë evropiane dhe ato botërore, për shkakun e një kauze të shenjtë dhe kombëtare të një vendi të vogël në kërthizën e Ballkanit dhe të Evropës.
Në njoftimet e kohës thuhet se “shtypi i gjithë botës, më 28 të këtij muaji (janar 1919) përhapi lajmin e vdekjes së njërit nga diplomatët e rrallë të sinisisë Ballkanike. Vdekja e Ismail Qemalit, themeluesit të Shtetit të parë shqiptar, ideatorit dhe kontribuesit më të rëndësishëm të Pavarësisë së Shqipërisë, shkaktoi një dhimbje të thellë. Në kumtet e kësaj kohe në faqet e gazetës “Albania” Worçester Mass, janar 1919, thuhet: “Po! Zemrat e gjithë shqiptarëve kudo që rrojnë dhe me çdo anë të botës, janë të plagosur, se ay diplomati që mbaroi jetën e tij në këtë kohë, nuk ishte përveç se Burri i Madh i Shqipërisë, i njohur dhe i dëgjuar jo vetëm prej shqiptarëve, po edhe prej gurëve dhe drurëve të Shqipërisë, si dhe prej tërë botës. Le të vajtojnë sot kombi shqiptar, le të vajtojnë shqiptarët kombëtarë kudo ku janë, edhe bashkë me Vlorën, qytetin historik të Shqipërisë, le të vajtojnë e tërë Shqipëria humbjen e birit të saj të shtrenjtë, e Atij që pas pesëqind vjet robërie e ngjalli, e liroi dhe e vuri në një sërë me shoqet e saj, dhe i cili quhesh Ismail Qemal”.
Në njoftimet e pikëlluara, të cilat u shpërndanë me shpejtësi në të gjithë vendin, përmendeshin nderi dhe sakrifica që ai i bëri vendit të tij, përmes cilësive të spikatura në të gjitha dimensionet e një burri shteti. Shtypi shqiptar kudo ishte e përcolli me vlerësimet e rëndësishme këtë ngjarje të dhimbshme. Në gazetën “Albania” nr.42, të 30 janarit 1919, ndër të tjera shkruhej: “Jo ! Emri i Ismail Qemalir nuk është për t’arruar, se veprat e tij që ka bërë për Shqipërinë kanë për të mbetur të gjalla, dhe kanë për të treguar gjithmonë që Shqipëria ka patur në krye të të tjerëve që përpiqeshin për Lirinë dhe Indipendencën e plotë të saj, Plakun Ismail Qemal Bey Vlorën. Vetëm një ishte dëshira e Ismail Qemalit, dhe ajo qe, edhe ditët e fundit: t’i sakrifikonte për Shqipërinë dhe i sakrifikoi”.
Shumë personalitete shqiptare, të cilët jetonin jashtë vendit dhe që Ismail Qemali i kishte pasur miq, bashkëpunëtorë dhe kontribues të çështjes kombëtare shqiptare, e përjetuan me shumë dhimbje dhe si një humbje jo të zakonshme vdekjen e tij. Sevasti K. Dako (Kryetare e Partisë Politike), e cila kishte pasur fatin të bashkëpunonte pas viteve 1914, dhe Ismail Qemali ishte duke iu vënë në shërbim të kauzës kombëtare, me pikëllim shkruan në gazetën “Albania” (30 janar 1919) se, “Fati e kishte ndarë që mua të më bjerë barra e rëndë si kryetare e Partisë të lajmëroj shqiptarët e Amerikës për vdekjen e Ismail Qemalit. Kjo është një mandatë e zezë për të gjithë ne, o bashkatdhetarë të dashur.” Më tej ajo e vlerëson trashëgiminë që la pas Ismail Qemali për brezat, përmes një vlerësimi epik, kur shkruan: “Ismail Qemali, si gjithë profitët e mëdhenj, mbolli duke ju lënë me gëzim pasuesvet trashëgim të ngjerojnë edhe të gëzojnë pemët e veprave të tija. Këshillat e fundit të Plakut, të cilat u botuan tek “Albania” nr.40, lipset të jenë për çdo shqiptar dhiatë, edhe le të mos largohemi as një jotë (pikë) prej syresh, po të qëndrojmë të fortë e të patundur gjersa të harrijmë qëllimin e shenjtë edhe mos na vijë keq për çdo therori qoftë se japim edhe jetën”.
Ndërsa Mihal Grameno, një personalitet i luftës dhe dijes shqiptare, dhimbjen e madhe për humbjen e Plakut të Shenjtë të Pavarësisë dhe Shtetit të Parë shqiptar, e shndërron në krenari, në dinjitet dhe në vlerë të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në kushtimin për Ismail Qemalin, ai me një lloj patetike prekëse shkruan: “Mos qani dhe mos vajtoni kurrë të kurrës, ju, o male edhe kodrat e Shqipërisë! Mos pushoni kurrë të kurrës ju lumenj me oshëtimat tuaja së treguari vendit të Pellasgëvet, vendit të Lirisë dhe qytetërimit, vendit ku janë lerë burrat më të mëdhenj të botës! Mos qani dhe kurrë të kurrës mos qani! Mos qani dhe prapë mos qani! Mos qani se kini për të turpëruar një komb fisnik edhe kalorës në botë. Do të turpëroni kombin antik në qoftë që kini për të treguar se, me vdekjen e Plakut të Shqipërisë, humbi ajo farë trimnore, e cila ka nxjerrë luanët e botës”. “Albania” (nr. 42, 30 janar 1919).
Ndërsa personaliteti tjetër intelektual Kristo A. Dako e përcjellë me këtë përjetim vdekjen e Ismail Qemalit: “Sot, Kombi Shqiptar, si një trup i pandarë po vajton Këshilltarin e tij besnik. Sot, Shqipëria po vajton babanë e saj që i dha lirinë pas 500 vjet robërie; Sot tërë shqiptarët me flamurin në dorë po i japin fjalën e nderit Plakut të Shqipërisë se do të qëndrojnë të patundur për programin kombëtar, për të cilin Ismail Qemali rojti dhe vdiq! (“Albania”, nr.42, 30 janar 1919)
E gjithë korrespondenca që përcolli këtë moment të dhimbshëm për vdekjen e njërit nga personalitetet më të shquara të Shqipërisë, ka një tendencë të çuditshme, ajo sjell në vëmendjen e njerëzve vlerësimet për Plakun e shquar të Pavarësisë, cilësime dhe vlerësime që e bëjnë këtë moment dhe veprën e tij të respektuar dhe akoma më të njohur për shqiptarët kudo në botë. Parashqevi Kyrias shkruan kështu në prononcimin e saj: “U bëri ballë (Ismail Qemali) tërë furtunave dhe valëve të egra që u lëshuan kundra atij, të shtyrur prej atyre të cilët dëshirojnë zgjedhën tonë. Kurrë nuk u përgjigj as që u mor me atë, të cilët përdorën mënyra kaq të panjerzorta, kaq pa shpirt kundër atij, po qëndroi deri në fund si një shtyllë e fortë, si një kala që s’do kurrë të dijë nga fishekët e armikut. Edhe në letrat e fundit që u dërgoi bashkëpunëtorëve të tij, këshillonte duke thënë; të mos vënë re ata të cilët duan, të shkojnë kohën me thashetheme dhe me shpifje, pot ë shkojnë përpara edhe të punojnë pareshtur për shpëtimin të së dashurës Shqipëri. Sa fjalë të arta që janë këto, sa fjalë me vend po ta dimë se janë fjalë të një burri të Madh, i cili është marrë gjithë jetën e tij me kryevepra.” (“Albania”, nr.42, 30 janar 1919)
Dhimbje të madhe, të cilën e lexon në çdo mjedis, njeri dhe komunikim me njëri- tjetrin e përjetoi qyteti historik i Vlorës, qyteti ku Ismail Qemali i blatoi Shqipërisë ditën më të ndritshme në historinë e tij. Në korrespondencën e kohës shkruhet: “Më 26 kallnduer vdekja e pamëshirshme na rrëmbeu mbë një kohë të papritur, në një qytet t’Italisë, në Perugia, burrin e përmenun, Ismail Qemal Vlonën. Një tjetër lule u këput prej trupit t’Atdheut për me u bashkue mb’at vend paqe të zymtë me vargun e zamdhajve të përlindjes s’onë, nji varr i ri u çel për me rritë lisin kombëtar”.
Vlora atë ditë shkurtit të vitit 1919 përjetoi një dhimbje të madhe. Më 12 shkurt 1919 në ceremoninë e varrimit të tij, sipas gazetës “Kuvendi” të Romës në bazën detare të Skelës, si dhe në rrugët dhe sheshet e qytetit ishin mbledhur mijëra vetë, jo vetëm nga qyteti i Vlorës, por edhe nga krahinat e saj: Kurveleshi, Tepelena, Mallakastra, Lushnja, Elbasani, Fieri, Berati e Skrapari. Në rrugët e qytetit ishin vendosur banderola me shënimin: “Zi kombëtare për të madhin patriot Ismail Qemali”. Ali Asllani në kujtimet e tij na thotë, se parësia e qytetit protestoi te komandanti i ushtrisë italiane, gjeneral S. Piaçentimi, duke e mbështjellë arkivolin e tij me flamurin kombëtar. Varrimi i Ismail Qemalit u bë në Tyrben bektashiane të të parëve të tij”.
I përcjellë me dhimbje dhe nderime të mëdha Ismail Qemali u varros në Kaninë. Nderimin e madh për Plakun e Vlorës e bëri prof. Jani Minga, i cili përveç dhimbjes, pikëllimit, humbjes dhe mërzisë për vdekjen e njeriut më të rëndësishëm të Shqipërisë, solli në vëmendje jetën, veprimtarinë dhe përmasat kombëtare dhe më gjerë të Ismail Qemalit. Jani Minga do të thoshte para trupit të tij:
“Popull i përvajshëm. Kemi pra të drejtë sot t’i bëjmë gjithë nderimet njerëzore që i meritojnë këtij burri. Se humbasim më të madhin burrë të Shqipërisë, më të madhin luftëtar të pendës e të mendjes pas të madhit trim dhe mbret Skënderbeut dhe më një kohë, kur fati i atdheut ndodhet në duart e të Mëdhenjvet dhe zëri i tij duhet të dëgjohesh përpara burrave të Mëdhenj për të mburuar të drejtat e shkelura shtrembërisht t’Atdheut. Vdekja e Ismail Qemali pra sot është një dëm kombëtar, një dëm i pa treguar. Po ti o komb mos u dëshpëro! Në ka pjellë këjo tokë kaq e vjetër në Sinisi të Ballkanit Kastriotë e Qemalë, ka pjellë të tjerë burra, të cilët do ecin kurdoherë pas gjurmëve të mëdha të këtyrevet e do ta mbajnë Atdhenë e dashur e të shenjtë në mvehtësi e në liri të plot me emrin e Ati të Madhit Zot.”
Dhimbjen e madhe dhe humbjen e thellë e dëshmoi edhe z. Qazim Kokoshi, në fjalën e tij, në përcjelljen e Ismail Qemalit në ditën mortore. Ai e lidhte veprën madhore të Ismail Qemalit, me dijet dhe me punën e madhe që ai bëri kurdoherë gjatë gjithë jetës së tij në shërbim të atdheut dhe kauzës kombëtare. Ai tha: “Ismail Qemali, bir i këtij qyteti, qysh në vërsë të djalërisë ushqeu vetëm një qëllim; Përlindjen e Shqipërisë e për këtë ideal të shenjtë e të hyjnueshëm u përpjekë e veproi pareshtur. Pasi mbaroi mësimet në gjimnaz të Janinës u emërua prej Qeverisë Turke sundimtar i çquar në Anadoll e më vonë këshilltar në Kuvendin Mbretëror të Perandorisë, por në mërgim e ndjen më tepër mallin për atdhenë e ndjenjat kombëtare ju bënë më të gjalla. Me gjithë që mund të gjente më të madhin nderim personal në kryeqytet të Turqisë turke, mos mundur të durojë përpara idealit dhe dëshirës që ndjente në shpirtin e madh të Tij për Kombin e vet kreshnik, padrejtësitë e sundimit të keq të kësaj qeverie, nuk pranoi asnjë shkallë të lartë që i paraqitën, por iku nga Stambolli dhe për të vënë në veprim të gjithë ato qëllime të shenjta shkoi n’atë të perëndimit t’Europës, ndër vende të lirisë dhe të qytetërimit, ku u përpoq shumë vjet me gjithë fuqinë mendore për të hedhur poshtë zgjedhën e Turqisë, atë zgjedhë që mjeroi kombin shqiptar, më shumë se 400 vjet dhe që e shpuri në një shkallë tepër të përvajshme.”
Më pas në fjalën e tij, oratori kujton dhe vlerëson gjithë atë veprimtari të ndritshme të Ismail Qemalit, e cila e bën vdekjen e tij të madhe dhe humbjen të pazëvendësueshme.
Edhe pse kanë kaluar vite, Ismail Qemali, qoftë vepra, qoftë vdekja e tij janë të rëndësishme për historinë tonë kombëtare, pasi në personalitetin e tij u mishëruan mendimtari, filozofi, kulturologu, diplomati, burrështetasi, atdhetari, enciklopedisti, historiani, njeriu i mençur dhe trim. Rrallë gjendet në historinë e njerëzimit një përmbushje e tillë.
Fund.
Sikur largqofte babai i pavarsise te kishte rrojtur deri ne 1944,do te kishte perfunduar si ministri i tij Lef Nosi,dmth.,i pushkatuar,sepse i plotesonte te gjitha kushtet.
Se pari do te ishte nje kuisling,sepse eterit e Pavarsise e kishin shpirtin te pandare me Austro-Gjermanet,ashtu si llumi i rreckamaneve nuk i ndahet serbo-grekeve.
Se dyti ishte Klase e Deklasuar Cifligare,me prona dhe pasuri dhe i kishte pire gjakun popullit,(te pakten keshtu konsideroheshin bejleret)
Se treti kete do ta varte enver hoxha mu tek sheshi flamurit,si agjent gjerman,austriak,italian,anglo-amerikan,se per Turqine nuk para denonte se me Turqine ishte mulla Halili dhe Haxhi Qamili.
Dikur ne nje festival folklorik grupi I Tropojes kendoi:”Babai I mushkes eshte gomari,e zbuloi Zylo shkencetari “.Edhe ne kete artikull kemi nje zbulim te tipit “Zylo” : Kleoniqi Sourmeli nuk eshte greke ,por shqiptare(kur te gjithe studiuesit e tjere shqiptare shkruajne per gruan greke te I.Qemalit…).Dhe autori shkruan qe Sourmeli=Shumeli ,nje barazim qe edhe I madhi Eqrem Cabej nuk do ta provonte dot .Dhe me kete zbulim te tipit Zylo rritet patriotizmi I Prof.dr. ,pavaresisht se historia si shkence kthehet ne “historira” ,pra ne perralle (sic thote populli:fillove tani nga historirat ).Po te shkruhej e verteta per prejardhjen e gruas se I.Qemalit nga familja e madhe greke Sourmeli e Konstandinupolit ,qe I.Qemali e rrembeu pasi ja ndaluan te martohej me te (sic kane shkruar studiuesit e tjere shqiptare) ,do te bjere vlera e I.Qemalit ?Jo! Perkundrazi ,dhe dihet se pas nje burri te madh qendron nje grua e madhe .Do ti bjere vlera qe e para Zonje e Pare e Shqiperise se pavarur ishte greke?Jo! Dhe pikerisht qe deri tani kjo Zonje e Pare nuk eshte permendur ,ose eshte permendur fare pak,eshte pikerisht se eshte greke .Pavaresisht se kjo greke I qendroi prane dhe mbeshteti ne cdo gje burrin e saj,se kjo greke rriti si patriote te vertete te gjithe femijte e saj … .Per analogji a I bie vlera Gj.Kastriotit se nena e tij Vojsava ishte sllave? Jo! A u bie vlera banoreve te Frasherit se jane me origjine vllahe? Jo! A I bie vlera Pietro Marubit se ishte Italian? Jo! E te vijme deri ne kohet tona .A I bie vlera Panajot Panos si futbollisti me I madh I Shqiperise se ishte minoritar grek ? Jo! A I bie vlera aktorit gjenial Sander Prosi se ishte vllah ? Jo! Etj. ,etj. Ketyre nuk u bie vlera ne historine si shkence,por u bie vlera ne “historira” ,pra ne historine si perralle . Pranda zoterinj Prof.dr.(megjithese shumica e ketyre titujve ne Shqiperi jane per “historira” dhe jane kthyer ne humor) ,trajtojeni historine si shkence dhe shkenca do te verteta .Vetem e verteta sherben . Ju lutem botoni komentin tim!
Shumeli ka dhe sot ne Tepelene o grek leshi, laramane qe nuk late shqiptar pa bere grek.
A u bie vlera heronjve shqiptare qe bene revolucionin grek? Jo nuk u bie.
O Alban Hamzai, vertete je ti?! Ishe ti per urim kur lindi Vojsava? Po kur u Martua Ismail Qemali me greken u ndodhe ne dasem? Jeni bere beter njerez o te varferit e mendjes se kesaj kohe qe u genjen! Mire qe u jepet mundesia per te nxjerre pak cepin e sqepit te prishur qe e keni perdore tere jeten per te cimbisur halete.
Ismail Qemalin e helmoi Esat Pashe Toptani nepermjet sejmenit te vet Osman Bali.
Ka fakte qe provojne se ne Peruxhia ne te njejtat data qe Plaku i Vlores ishte akomoduar ne Hotel ” Brufani ” , ne nje hotel aty prane gjendej dhe Osman Bali. Gjithashtu dhe nga deshmia e pronarit te hotelit, del pendesa e tij qe nuk arriti dot ta shmangte kete vrasje.
Turkoshanet e helmuan Ismail Beun, ashti si fara e tyre dhe sot helmon mendjet e njerezve te paditur. Ne end sot nuk u kemi shpetuar turkoshaneve e grekomaneve te qelbur.
Dole prape o Hamza legeni. Nje cope injorat I pa cipe, kloni I janulles dhe Panajotis Varikaris. Ke sy e surrat te zesh ne goje te madhin Cabej, pale! Shko e merr evrote e Cipurit e te janulles dhe bej shurren ! Vromarris!
Pro.dr.Aleksandraqis Thanuqis e Kompani !Ne rradhe te pare duhet te dish se sharjet tregojne nivel te ulet te intelektot dhe gjithashtu te dish se sharja kthehet gjithmone tek I zoti . Une nuk jam asnje gje nga ato qe ke shkruar per mua ,por jam shqiptar europian dhe jo Homos Albanikus si puna tende dhe kompanise qe ka mendjen tende .Historia eshte shkenca e se vertetes dhe jo e genjeshtrave qe po e mbushin nje pjese e me nder te ashtuquajtur historian ,te cilet te tjera shkruajne per shqiptaret dhe te tjera ne aktivitetet me te huajt .Prandaj Shqiperia,sic ka shkruar I ndjeri R.Elsie,nuk ka histori por vetem citate .Kuptohet dhe sharjet tuaje. Ju lutem botoni komentin tim!
Hamzaqis, une te flas me nje fjalor qe nuk me shkon pershtat ta perdor, por me nje cope injoranti patologjik antishqiptar si ti me gjithe grekofonet e tjere korrofillake te janulles, nuk ka gjuhe tjeter.