Vdekja nga korrenti e nënës me dy vajzat në Pukë, ekspertët nga Tirana zbulojnë çfarë e shkaktoi tragjedinë

Ornela

Zbulohet shkaku i tragjedisë në Pukë ku humbën jetën nëna me dy vajzat, pasi i zuri korrenti në dush.

Mësohet se ka qenë një defekt elektrik në lavatriçe që solli vdekjen fillimisht të njërës vajzë dhe më pas motrës dhe nënës së tyre.

Për shkak të defektit të lavatriçes linjat hidraulike prej metali kane përcjell energjinë dhe tek dushi, kohe që ka perkuar me çastin kur vajza e madhe Sidorela ka qenë në dush.

Ky është konkluzioni i arritur nga një grup ekspertësh të ardhur nga Tirana që kanë hetuar shkaqet e tragjedisë.
Ngjarja tragjike që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi pasditen e së shtunës në Fushë-Arrëz. Mësohet se njëra nga vajzat kishte hyrë për të bërë dush, por fatkeqësisht në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra. Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën. Duke dëgjuar zhurmat dhe ulërimat, nëna e tyre i ka shkuar për ndihmë, por fatkeqësisht ka rënë edhe vetë në kontakt me energjinë, duke humbur jetën në vend.

Prendushe Kola la pas edhe dy djem, 12 dhe 17 vjeç, ndërsa bashkë me vajzat e saj u përcoll dje për në banesën e fundit. Familjarët mes lotësh i dhanë dje lamtumirën e fundit të dashurave të tyre.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Tragjedi e tmerrshme! Dhimbje e madhe per dy vajzat mjaft te reja qe nuk e gezuan jeten, por edhe per nenen e tyre, qe jo vetem se iku vete nga kjo jete, por la jetme dhe dy djemte e saj adoleshente. Siç thote populli kjo mos i ndodhte as hasmit. U prefshin te treja në paqe, në ameshim!

  • Duhet te funksiononte tokezuesi. Tragjedi e rende, vdesin njerezit per gabime elementare. U qofte i lehte dheu vajzave dhe nenes!

  • Kujdes! Rrezik vdekjeje!

    NJE TRAGJEDI E TREFISHTE DHE ….NJE MESIM I SHUMEFISHTE

    – Elektriciteti elektroekzekuton!
    – Elektriciteti eshte rrezik vdekje … nuk luhet me jeten.
    – Ajo jepet, dhurohet njehere e duhet ruajtur gjithnje e kudo.

    Ngushellime familjes e te afermeve te tyre!
    E rende sa s’ka me !
    Po jeta vazhdon!
    Kjo mund ti ndodhte e ndodhe kudo e kujtdo.
    Nje mesim per te gjallet kudo jsne:
    Si duhet vepruar!?
    Gjakftoftesi !
    Jo panik.
    Te komandoje truri jo zemra!
    Mos hidhni asnje hap drejt vdekjes!
    Drejtohu menjehere tek siguresat dhe ckycni ato.
    Nese nuk dini ta beni mbani gjithnje nje kordon me shtrese izolimi te trefishte dhe spine porcelani te thate me dy ose tre fije te takuara dhe futeni ne orizen e pare sa me afer dhe digjni qarkun.
    Pasi te bindeni se nuk ka elektricitet ne banese a kudo qe jeni atehere nderhyni per te ndihmuar njerezit tuaj, shokun apo cilindo qe ka rene ne kontakt me rrymen.
    Perndryshe tragjedia shumefishohet.
    Kurre mos beni instalime dushesh, lavatricesh, sobash, frigoriferesh … vete nese nuk jeni specialiste te rrymes elektrike.
    Thirrni elektriciste profesioniste.
    Elektriciteti nuk fal!
    Elektriciteti vret elektroekzekuton !
    Nje mesim per te gjallet kudo jane !
    ACHTUNG! KUJDES!
    RREZIK VDEKJEJE!

  • Tragjedi qe as hasmit mos i rafte ! Une dij qe termosifonat me korent jane teper te rrezikshem sepse ngrohja e ujit behet ne brendesi ku eshte vendosur dhe rezistenca qe me kalimin e kohes dhe nga kriperat e ujit deporton sikur dhe nje pike uji qe t”i te karbonizohesh ne vend . Prandaj nje lutje per te gjithe qe konsumojne keto lloj “Bomba ” ne shtepi te stakojne rrymen elektrike dhe pastaj te bejne dush apo te perdorin ujin e nxehte ne guzhine .Kam pare me syte e mij brendesine e bombolen qe mban ujin dhe rezistencen ne fundin e saj . Stakoni prizen , celsin nga vjen rryma .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *