Vdekja ringjalli virusin/ CoVid-19 nuk ndalet në Shkodër, 9 raste të reja

Ornela

Në qytetin e Shkodrës janë shënuar sërish raste të reja me CoVid-19.

Së fundmi 9 raste të reja kanë rezultuar pozitiv pas kryerjes së analizave për koronavirusin e ri.

Edhe këto 9 raste janë pikërisht nga dy familjet e infektuara në qytetin e Shkodrës. Rastet janë zbuluar pas kryerjes së të paktën 20 testeve një ditë më parë nga Shëndeti Publik.

Epidemiologët ndërkohë po gjurmojnë kontaktet që këta pacientë kanë pasur me persona të tjerë në mënyrë që të zbulohen dhe më pas izolohen raste të tjera mbartës të virusit vdekjeprurës.

Të 12 rastet e djeshme u përkasin dy rretheve familjare në Kiras dhe Dobraç. Anëtari i një familjeje, mendohet se është infektuar pas pjesëmarrjes në një ceremoni mortore.

Në të njëjtën ceremoni ka marrë pjesë edhe rasti i tretë i raportuar në Shkodër. Më pas, i infektuari, kur ishte ende asimptomatik mendohet se ka shpërndarë virusin tek familjarët e vet. 12 të infektuarit janë në lagjet Kiras dhe Dobraç.

Në total numri i të infektuarve në Shkodër ka shkuar në 35, megjithatë gjatë ditës së sotme ministria e Shëndetësisë do të bëjë publike të gjitha rastet e zbuluara gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *