Vdekjet nga tumoret rriten frikshëm, qytetet e prekura sipas Instat

Ori

Vdekshmëria nga sëmundjet tumorale ka shënuar një rritje të fortë te meshkujt shqiptarë përgjatë vitit 2018.

Sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT, numri i meshkujve që humbën jetën nga sëmundja e pashërueshme ishte 2,365, me një rritje prej 5.1% (115 raste më shumë) në raport me vitin e mëparshëm dhe duke arritur në nivelin më të lartë në katër vitet e fundit.

Grupmosha më e prekur është ajo mbi 50 vjeç (me 94% të rasteve totale), por në 2018-n ka pasur shtim të rasteve te moshat e reja 20-24 vjeç (10 vdekje nga tumoret nga 3 vitin e mëparshëm) dhe 23 raste për grupmoshat 35-39 vjeç (nga 13 vitin e mëparshëm).

Qytetet që shënuan rritjen më të lartë të rasteve, në vlerë absolute ishin Dibra (+32 raste), Elbasani (+24 raste), Tirana (+18), Vlora (+16), Shkodra (+13), ndërsa rënia më e lartë në vlerë e vdekjeve të meshkujve nga tumoret në raport me një vit më parë ishte në Kukës (-16).

Burimet në Onkologjik pohojnë se rastet me kancer janë shtuar edhe më tepër vitet e fundit, por shumë persona operohen dhe diagnostikohen jashtë.

Por, përpos numrit në rritje, mjekët janë të shqetësuar se po preket grupmosha e re 20-40 vjeç.

o.p. / dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *