Një grua në Kiev këndon himnin kombëtar të Ukrainës nga apartamenti i saj i bombarduar, teksa pastron copat e mbetura të xhamit.
Pamjet ku ajo shihet duke qarë publikohen në kohën kur Ukraina gjendet në ditën e pestë nga agresioni rus, ditë për të cilën presidenti Volodymyr Zelensky tha se do të jetë “një periudhë vendimtare” për vendin e tij.
A woman in Kiev sings Ukraine’s national anthem from her bombed apartment as she cleans the leftover shards of glass pic.twitter.com/LyadNg0nyy
— TRT World (@trtworld) February 28, 2022
Pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin të enjten urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.
Deri më tani dhjetëra civilë kanë humbur jetën, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se edhe trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri.
j.l./ dita
