Vdes 116 vjeçarja Gertrude Weaver. Në gjithë planetin jetojnë ende 3 persona të lindur para 1900-s

redaktor

Gertrude Weaver e mbajti stafetën e gruas më të moshuar në botë vetëm për 6 ditë.

Pas vdekjes së një gruaje japoneze 117 vjeçare në fillim të këtij prilli, Gertrude, 116 vjeç ishte gruaja zyrtarisht më e moshuar në planet.

Ajo ka vdekur dje në 6 prill në një qendër shëndetësore në qytetin Camden në Arkansas, SHBA.

E lindur në 4 korrik 1898 ishte martuar 17 vjeç dhe kishte 4 fëmijë.

Të 4 kanë vdekur nga mosha, por Gertrude ishte ende gjallë, madje kishte shprehur dëshirën që ditëlindjen e 117-të ta festonte me Obamën.

Tashmë gruaja më e moshuar në botë zyrtarisht është Jeralean Talley nga Detroiti e lindur në 23 maj 1899.

Në gjithë planetin kanë mbetur vetëm 3 persona të lindur para 1900-s / DITA

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *