Në orët e pasdites në fshatin Troje, është shënuar një ngjarje e rëndë në njësinë Administrative Kthellë, Mirditë.
Një fëmijë 14-vjeçar teksa ka qenë duke ruajtur bagëtitë në një mal sipër fshatit të tij, është goditur nga rrufeja.
Fëmija me inicialet B.K.D ka qenë i vetëm kur e ka goditur rrufeja, duke komunikuar në aparat celular.
Kjo ka bërë që bashkëfolësi të kuptojë se diçka e rëndë kish ndodhur, ndaj edhe ka dhënë alarmin.
Banorë dhe familjarë i janë drejtuar me shpejtësi vendit të ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë fëmijës, por goditja ka qenë fatale, çka ka bërë që fëmija të ndërrojë jetë.
s.a/dita
