Vdes 2-vjeçari nga synetllëku, apel për ligj kombëtar në Itali

Bora Basholli

Synetllëkut i kryer ilegalisht nga familje emigrantësh me besim mysliman, në Itali po përhapet shumë e jo pak herë me rreziqe fatale.

Motivet e kryerjes së këtij riti ilegalisht është se në Itali autorizohet vetëm për shkaqe shëndetësore e nën kërkesën e mjekut pediatër, por dhe pagesa e operacionit, shpesh herë e papërballueshme nga familjet e emigrantëve.

Në një strukturë publike, kosto e këtij operacioni është nga 250-400 euro e në një strukturë private ku operacion kushton dhjetëfish fish më shumë nga 2500 euro-4000 euro.

Sipas statistikave në nivel kombëtar çdo vit 4000-5000 fëmijë nga familje emigrantësh në Itali, mes të cilëve dhe shqiptarë, për motive fetare, kulturore e higjienike, i nënshtrohen kryerjes së operacionit të synetllëkut.

1400-1800 prej tyre e që përbëjnë 35% të rasteve, kryhen në mënyrë ilegale, pra jo në një strukturë të specializuar mjekësore, herë nga vetë prindërit e herë nga persona jo profesionalë me një kosto të ulët 50-100 euro.

E ky fakt bën që rreziqet e këtij operacioni të jenë të larta, nga infeksioni trupor, hemorragjia e deri në fatalitet.

Më 2016 në Torino një foshnjë 1 muajsh me prindër nga Afrika humbi jetën pas një operacioni synetllëku të kryer në kushte shtëpiake.

Para tij raste të ngjashme ndodhën në Treviso e Bari, e rasti i fundit një ditë më parë në qytezën  Scandiano në Reggio Emilia.

Vogëlushi 5 muajsh ndërroj jetë pas ndalimit të zemrës në spitalin e Bolonjës, vetëm pak orë pas ritit të synetit kryer në kushtet shtëpiake e nga vetë prindërit.

Një vit më parë në Monterotondo, vetëm pak kilometra larg Romës, viktimë e këtij riti mbeti një vogëlush 2 vjeç, fëmijë i një familje emigrantësh nga Nigeria, ndërsa vëllai i tij binjak mundi të mbijetoj pas disa javësh në reaminacion në rrezik për jetën.

Në të gjitha rastet prindërit janë përballuar me drejtësinë italiane nën akuzën e vrasjes së qëllimshme.

Pas rastit të fundit në Reggio Emilia, Kryetari i shoqatës së mjekëve të huaj në Itali, Foad Aodi i bën apel shtetit italian për hartimin e një ligji kombëtar që autorizon strukturat publike e private të lejojnë kryerjen e operacioneve të tilla me kosto të lejueshme për të gjithë, për të garantuar  shëndetin e vogëlushëve si dhe evitimin e kryerjes së operacioneve në mënyrë ilegale.

Supozohet gjithashtu se numri i fëmijëve të emigrantëve të besimit mysliman që jetojnë në Itali e që i janë nënshtruar ritit të synetllëkut është shumë më i lartë se statistikat vendase, pasi mjaft prej tyre e kryejnë atë në vendin e origjinës së prindërve.

 

b.b/dita

 

Share This Article
7 Comments
  • KJO ESHTE AMERIKA !

    “ Shko ne France edhe pasi merr shtetesine
    kurre nuk behesh francez…
    Shko Gjermani edhe pasi fiton shtetesine
    kurre nuk behesh gjerman…
    Shko ne Itali e as shtetesia nuk te ben
    Italian …
    VJEN NE SHBA DHE EDHE PA DOKUMENTA BEHESH AMERIKAN !”

    Ronald Reagan

    Eshte Presidenti historik amerikan qe beri Reformen me te madhe te Imigracionit ne historine e SHBA… Rreth 5 milione inmigrante ilegales fituan statusin ligjor.
    Me ka rastise te oerkthej shume here per gra shtatezena shqiptare ne spitalet e Nju Jorkut, Nju Xhersit, Conecticut…
    Jo vetem nuk paguanin asnje cent per ndihmen mjekesore per shtatezanine por edhe merrnin e marrin ushqime, pampersa.
    Para lindjes mjeku i pyeste nese donin ti benin synet bebet duke u shpjeguar dhe dobite e tij dhe ai kryhet falas!. KJO ESHTE AMERIKA !

    “ Shko ne France edhe pasi merr shtetesine
    kurre nuk behesh francez…
    Shko Gjermani edhe pasi fiton shtetesine
    kurre nuk behesh gjerman…
    Shko ne Itali e as shtetesia nuk te ben
    Italian …
    VJEN NE SHBA DHE EDHE PA DOKUMENTA BEHESH AMERIKAN !”

    Ronald Reagan

    Eshte Presidenti historik amerikan qe beri Reformen me te madhe te Imigracionit ne historine e SHBA… Rreth 5 milione inmigrante ilegales fituan statusin ligjor.
    Me ka rastise te oerkthej shume here per gra shtatezena shqiptare ne spitalet e Nju Jorkut, Nju Xhersit, Conecticut…
    Jo vetem nuk paguanin asnje cent per ndihmen mjekesore per shtatezanine por edhe merrnin e marrin ushqime, pampersa.
    Para lindjes mjeku i pyeste nese donin ti benin synet bebet duke u shpjeguar dhe dobite e tij dhe ai kryhet falas!. KJO ESHTE AMERIKA !

    “ Shko ne France edhe pasi merr shtetesine
    kurre nuk behesh francez…
    Shko Gjermani edhe pasi fiton shtetesine
    kurre nuk behesh gjerman…
    Shko ne Itali e as shtetesia nuk te ben
    Italian …
    VJEN NE SHBA DHE EDHE PA DOKUMENTA BEHESH AMERIKAN !”

    Ronald Reagan

    Ronald Reagan eshte Presidenti historik amerikan qe beri Reformen me te madhe te Imigracionit ne historine e SHBA… Rreth 5 milione inmigrante ilegales fituan statusin ligjor.
    Me ka rastise te perkthej shume here per gra shtatezena shqiptare ne spitalet e Nju Jorkut, Nju Xhersit, Conecticut…
    Jo vetem nuk paguanin asnje cent per ndihmen mjekesore per shtatezanine por edhe merrnin e marrin ushqime, pampersa….
    Para lindjes mjeku i pyeste nese donin ti benin synet bebet duke u shpjeguar dhe dobite e tij dhe ai kryhet falas!.

  • Zoti,mashkullin e ka krijue me zhabe.Keto qe bejne synetllek dalin kundra vendimeve krijuese te perendise.Ndaj ikin ne boten tjeter me t’ia prere zhaben e rrushit.Keto prinder duhen denuar per krim brenda familjes.
    Ne Shqiper dikur synetlleqet baheshin nga berberet dhe per cudi nuk kemi ndigjue se iku ne boten e te shumteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *