Një i ri ka humbur jetën në punë pasi është rrëzuar nga skela. Burimet zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin B.V. 22 vjeç, banues në Durrës.
Për këtë arsye, efektivët arrestuan në flagrancë shtetasin Elvis Kotri 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik, pasi më datë 23 në lagjen Nr.4 në Durrës, nuk ka marrë masat e sigurimit teknik në punë dhe për pasojë është rrëzuar nga skela dhe ka ndërruar jetë në spital punëtori i tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
