Është ndarë nga jeta Linda Ihsani, e cila njihej si bashkëpunëtorja më e afërt e Jozefina Topallit. Në një postim në Facebook, kryetarja e Kuvendit ka shprehur ngushëllimet për humbjen e mikes së saj. “Sot, u nda nga jeta Linda Ihsani. Linda ishte mikja ime e çmuar. Sot kam humbur bashkëpunëtoren më të ngushtë, më të besuar, njeriun e drejtë, me integritet e dinjitet njerëzor që rrallë mund t’i takosh në jetë. Linda ishte vetë thelbi i dhembshurisë, i detyrës, i altruizmit. Për ato që e njihnin nga afër, ajo ishte dedikimi për të tjerët. Kishte një fisnikëri njerëzore që nuk i lejonte vetes të mendonte për veten e saj. Linda jepte shpirtin për atë që besonte. Ishte atdhetare, e drejtpërdrejtë, guximtare, e prerë e sakrificës. Ajo ishte një intelektuale me shpirt të madh. Kurrë nuk kërkoi gjë, kurrë nuk pranoi të shfaqej në publik. Fliste pak e punonte shumë. Në kohë të mira e të këqija, ajo kurrë nuk humbi aftësinë për tu përballur. Në çdo moment të vështirë, unë e dija se Linda ishte aty, gati për të të mbështetur. E admiroja dhe e respektoja për energjinë e saj dhe përkushtimin për të tjerët, për devotshmërinë e saj ndaj asaj që besonte se është e drejtë. Faleminderit Linda për miqësinë ndaj meje e familjes sime, faleminderit për punën e madhe, për kontributin e çmuar që ke dhënë me pastërti e përkushtim njerëzor në punën tonë të përbashkët. Linda, ti ishe përherë e vërtetë me veten e me të tjerët”, shkruan Topalli .


Ishalla ka kemben e mbare edhe per ty Xhozefine.
Ky asi qenka nje njeri pa shpirt do te kete ndonje preardhje komunistesh se ska mundesi te shprehet njeriu ne kete menyre vec ato nuk njohin dhimbje.
Me homazh cinik se ky nuk kam pare.
Sidomos i shoqeruar nga kjo foto,nepermjet se ciles arixhofka spikere e paralamutit do te na tregoje se e ndjera e kishte vendin vetem pas kurrizit te shefes,ky behet vertete nje fyerje per zj.Linda Ihsani.Nuk e ve asfare ne dyshim se meritat e Lindes kane qene aq me tepri sa duke ja grabitur kane bere karriere lloj-lloj maskarenjsh ne ate gjiriz-nahijen qe i thone PD.
Keqardhje te thelle per humbjen e jetes se saj dhe akoma me te thelle per investimin teresor ,ne te gjalle te saj,ne nahijen me kriminale dhe antikombetare qe do te rregjistroje historia jone.
Te qofte dheu i lehte,zj.Linda Ihsani.
Fotografine e kane vendose gazeta dhe ju qe merreni me politike per nje vdekje i shkoshi pas Lindes shpejt
Po t’u sherbesh njerezve si Berisha dhe Jozefina, nuk besoj se te pranon dheu. Te ndihmosh Keta shkaterrues te Shqiperise do te thote te jesh si ata. Ashtu sic jemi shprehur per bashkepunetoret e komunizmit, ashtu do shprehemi edhe per bashkepunetoret e ketyre njerezve te degjeneruar qe shkaterruan Shqiperine. Vdekja nuk i lan veprat e ulta. Prandaj njeriu nuk duhet te vrapoje pas parase dhe lavdise,por pas parimeve dhe miresise. Zoti i shpetofte shpirtin ne qiell se ne toke ja shiti shejtanit. Ngushellime familjes. Dhimbja eshte me e madhe kur dashuria lidhet me njerez qe s’e meritojne ate. Ka pasur prinder te mire, po nga trendafili del gjembi. Jozefines dhe Sales nuk i behet von fare, qe neser e zevendesojne , prandaj nuk duhet t’u kushtohesh njerezve te tille. Fjalet jane te teperta tani.
o NJEREZ SHPIRTKATRAN,PO EDHE ME TE VDEKURIT SHANI E BENI POLITIKE?!jU QOFSHI!
asi: Hypi pata mbaja detit ,cfar i the Jozofines ja pafsh vetit. Ngushllime te afermve.
kjo ka qene dhe bashkepuntorja me e afert e saliut
topalli dhe saliu dy speciet me te poshter kunder shqiperise
kam une nje telefon me val satelitore qe lidhem me shen Pjetrin do i them te rezervoj nje vend per ty ne fer bushter e ndyr
shume keq
@ Drita Bashaj
N.q.s per nje moment do ta kishit njohur Zj. Linda(ndjeste paste), ose do te beni kerkime mbi jeten e saj, vetem atehere do te mund ta kuptoni se sa njeri i madh ishte ajo. Po ju nuk e njihni, dhe nuk e njihni jo se ka punuar me personat qe ka punuar, por nuk e njihni sepse ajo vete zgjodhi qe masa mos e njihte. Ishte shume njeri i larte, shume njeri i madh qe njerez si ju ta njihni dhe te flisni mire per te. Nese keto njerez qe ju perflisni kane qofte dhe 1 % te qenies se tyre pozitive, ate e kane vetem fale Zj. Linda. Keshtu qe shikoni punet tuaja dhe mos perflisni njerez te cilet nuk i njihni dhe te cilet nuk jetojne me.
Ngushëllime familjarëve dhe pjestarëve më të afërm të të ndjerës Linda Ihsani! U prehtë në paqe!
Nuk e kam njohur të ndjerën Linda. Por vetë ndrrimi i jetës në atë moshë të re, më bën të dëshpërohem. Etika e shqiptarit dhe e humanizmit njerëzor është që, në raste fatkeqësish, pavarsisht nga bindjet politike, ulen armët dhe vendoset paqe deri sa t’u bëhen të gjitha nderimet atyre që kanë ndrruar jetë, siç është rasti i të ndjerës.