Vdes deputetja britanike, pas sulmit me armë zjarri e thikë

redaktor

Deputetja britanike Jo Cox ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të shkaktuara nga sulmi me armë zjarri dhe thikë.

42 vjeçarja Jo Cox u sulmua ditën e sotme pranë një biblioteke nga një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Mendohet se sulmuesi i cili qëlloi me armë mbi deputeten laburiste e më pas me thikë, i përket një grupimi ekstremist britanik “Britain First”, një parti politike që kërkon largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Cox, nënë e dy fëmijëve, kishte bëtë disa herë thirrje që Britania duhet të bënte më shumë për qetësimin e situatës në Siri.

Share This Article
1 Comment
  • Tommy Mair e ka emrin vrasesi dhe nuk eshte confirmuar akoma motivi ose se kujt grupi i perket. Ne Batley eshte baza e EDL (English defense league) qe eshte kunder Pakistanezeve qe jane ne shumice ne ate zone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *