Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.
Autoritetet bëjnë me dije se gjatë shërbimit tek një objekt i rëndësisë së veçantë, një punonjës policie si fillim nuk është ndjerë mirë dhe më pas papritur ka ndërruar jetë.
Mësohet se polici me inicialet R.T., 55 vjeç mund të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.07.2020, rreth orës 16:00, në rrugën e “Elbasanit”, duke qenë në shërbim tek një objekt i rendesisë së veçantë, punonjësi i policisë R.T., 55 vjeç, është ndjerë keq, dhe më pas ka ndërruar jete.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale si pasojë e një arresti kardiak.
l.h/ dita

NGUSHËLLIME FAMILJES!
DUHET MË SHUMË VLERËSIM PËR KËTA SHËRBËTORË TË SHTETIT (sidomos të policëve që përballen me krimin dhe ata që shkelin ligjin).
Ti rrojnë familjarët.
I detyruar te qendroje ne pike te diellit,8 ore ne kembe.kushedi as strehe,as peme nuk ka pasur ne vendroje.
Ngushellime familjes.
Ushtaraket dhe policet ne kohen e diktatures komuniste ,me te eger ne bote,u benin kontrolle shendetesore te detyrueshme cdo vit duke njohur ne cdo kohe gjendjen e tyre.
Pervec spitalit ushtarak ne Tirane,cdo divizion kishte spital ushtarak me vete gje qe tregon kujdesin e shtetit per njerezit e sakrifices!
Sot nuk ka spital ushtarak,sepse eshte. PRIVATIZUAR nga mafia ne PUSHT- pushtet!
Shume e vertete 444.