Vdekja e Hugo Çavezit, 7 ditë zi kombëtare, pasiguri në tregjet e naftës (Foto)

redaktor

(Përditësim) Arkivoli i presidentit venezuelian, Hugo Çavez, do të ekspozohet sot në hollin e Akademisë Ushtarake në Karakas përpara funeralit kombëtar që do të zhvillohet të premten. Njoftimi u bë nga ministri i Jashtëm venezuelian, Elias Jaua, i cili shtoi se presidenca e vendit kishte dekretuar shtatë ditë zi kombëtare.
“Homazhet do të zhvillohen në Akademinë Ushtarake, sot, të enjten dhe të premten”, deklaroi Jaua.

Ndërkohë çmimi i naftës u rrit në Azi pas vdekjes së presidentit venezuelian që hap edhe një periudhë paqartësie në Venezuelë, prodhuesi kryesor i naftës në Amerikën Latine.

Duke vajtuar vdekjen e presidentit
Duke vajtuar vdekjen e presidentit

 

***

Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjecare, pas muajsh të tërë “lufte për jetën”.

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëspresidenti i Venezuelës. Çavez nuk ishte shfaqur në publik, që prej rikthimit të tij në Venezuelë muajin e kaluar, pas trajtimit të kancerit në Kuba.

Nikolas Maduro, tepër i emocionuar, bëri të ditur lajmin mbasditen e së martës, ditë gjatë së cilës Venezuela largoi edhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, për shkak se akuzojnë SHBA-të për ndërhyrje në shkatërrimin e politikës së vendit të tyre.

Një ditë më parë u bë e ditur se presidenti i Venezuelës vuante nga një infeksion i ri i rëndë në rrugët respiratore, teksa gjatë ditës së sotme, ai ishte futur “në orët më të vështira” të betejës kundër sëmundjes së tij.

Cavez 5Zëvendëspresidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, kryesoi një mbledhje urgjente te qeverisë dhe ushtrisë, ndërsa raportet për gjendjen delikate shëndetësore të presidentit Çavez ishin duke u shtuar ora-orës, gjatë ditës së sotme.

Çavez rrezikoi jetën në dhjetor, kur pas operacionit të katërt për heqjen e një tumori, vuajti nga një infeksion, duke rënë në koma për disa ditë.

Megjithatë, gjendja e vërtetë shëndetësore e Çavezit u mbajt një sekret shtetëror në Venezuelë, deri në momentin e fundit të jetës.

Gjatë fjalimit me ministrat, Maduro hodhi hije dyshimi se sëmundja e Çavezit mund të jetë e shkaktuar. Sipas Agjencisë Italiane të Lajmeve “ANSA”, duket se ai ka thënë se ndaj Çavez është përdorur i njëjti skenar për ta eliminuar si në rastin e ish-liderit të Autoritetit Palestinez, Jaser Arafat.

Sipas Maduros, “ekziston një plan për të destabilizuar Venezuelën nëpërmjet eliminimit të Çavezit” dhe për këtë ai kërkoi ngritjen e një komisioni hetimi të përbërë prej shkencëtarëve vendas që do të vërtetojnë nëse Çavez mund të jetë helmuar apo jo.

Cavez 1

Cavez 4

Cavez 6

Cavez 7

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *