Vdes ish kancelari gjerman, Helmut Schmidt

Ornela

Kancelari gjerman Helmut Schmidt ka vdekur sot në rezidencën e tij në qytetin e Hamburgut në moshën 96 vjeçare. Shëndeti i tij ishte përkeqësuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit dhe mjekët nuk jepnin shpresa përmirësimi.

Schmidt ishte praktikisht i pandërgjegjshëm që prej të shtunës. Veterani i politikës, socialdemokrati Schmidt po kurohej në shtëpinë e tij i rrethuar nga familjarët dhe miqtë e ngushtë. Helmut Schmidt u operuar nga një trombozë venoze në këmbë në muajin shtator.

Schmidt pasoi socialdemokratin Ëilly Brandr në Kancelari, post që e mbajti që prej 1974 – 1982. Ai u pasua nga Helmut Kohl, i cili gjithashtu ka probleme të rënda shëndetësore. Kohl që u shpall njëherë gabimisht i vdekur ndodhet në karrocë me rrota dhe prej muajsh nuk shfaqet në publik. /DITA

Share This Article
2 Comments
  • Ish-kancelari Helmut Schmidt nje figure e shquar ka nje shprehje legjendare qe sot eshte me e sakte se kurre ” BE nuk ka qene kurre e qeverisshme “! Kjo eshte largpamesi, e ka thene para shume vitesh e ja, sot te gjithe shohin me sy ate qe ai tha me goje.

  • Villi Brand dhe Helmut Shmidt do te mbahen mend gjate sepse dhe regjimi komunist u bente Jehone si atyre dhe Henry Kisingerit ,Ricard Nixonit dhe te tjereve duke ua permenedur emrin per dite ne organi Partiak te ” Zerit te Popullit “.
    Une kam respekt per kete burre shteti .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *