Vdes ish-presidenti gjeorgjian, Shevardnadze

anazapta

Ish-Presidenti i Gjeorgjisë, Eduard Shevardnadze, ka ndërruar sot jetë në moshën 86-vjeçare. Shevardnadze, i cili ka shërbyer edhe si ministër i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik, u nda nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë.

Ai u ngjit në krye të shtetit të Gjeorgjisë, në vitin 1992, i pari President pas ndarjes së vendit nga Bashkimi Sovjetik. Ai e udhëhoqi vendin në shmangien e destabilitetit dhe të luftës civile. Ai shërbeu si kryediplomat i Bashkimit Sovjetik në vitet ’80, nën udhëheqjen e reformatorit Mikhail Gorbaçov.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *