Ish-Zonja e Parë e SHBA, Nancy Reagan, vdiq mëngjesin e sotëm pas një ataku në zemër në moshën 94 vjeçare.
Ajo ishte gruaja e Presidentit amerikan Ronald Reagan për më shumë se pesë dekada deri kur ai vdiq në vitin 2004, dhe ishte Zonjë e Parë nga viti 1981 në 1989.
Nancy Reagan njihet për punën e saj në luftën kundër abuzimit me drogat nga të rinjtë përmes fushatës “Just Say No”.

