Vdes minatori në Pukë

redaktor

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në minierën e Lumbardhës në Pukë.

Një minator 20-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht pasi është zënë poshtë nga një masiv dheu brenda në galeri.

Sipas informacioneve viktima është 20-vjeçari Elton Gjeta i cili sapo kishte përfunduar turnin e natës dhe do të nisej për në shtëpi.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Siguria e punës në minierat e vendit është një nga problemet më serioze pasi vetëm gjatë këtij viti kanë humbur jetë disa minatorë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *