Vdes në aksident një 51-vjeçar

anazapta

Një 51-vjeçar mbeti i vdekur në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Mësohet se aksidenti ndodhi pranë fshatit Mengel. Automjeti tip furgon me targa të Elbasanit ka përplasur për vdekje shtetasin Osman Shabani. Burime të policisë së këtij qarku thanë se mjeti drejtohej nga Xhevdet Shabani. 51-vjeçari u nis menjëherë për të marrë ndihmën e parë, por plagët e marra nga përplasja e fortë ishin fatale për të. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *