Një 75-vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor, në aksin Lezhë-Shkodër.
Policia sqaron se viktima është shtetasi Abaz Alia 75-vjeç, ndërsa mësohet se ai po udhëtonte nga Shëngjini me biçikletë.
Trupi i pajetë i të moshuarit është gjetur në rrugë nga banorët e zonës rreth orës 02:00 të ditës së sotme, ndërsa policia ka nisur hetimet për të identifikuar mjetin që ka shkaktuar aksidentin. (Balkanweb)