Një shqiptar në Amerikë ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti fatal.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në 12 gusht në Illinois.
Sipas mediave amerikane mësohet se 36- vjeçari, Mitildit Lako, ishte pasagjer në automjetin tip Ford që drejtohej nga një tjetër shqiptar.
Makina e tyre u përplas nga mbrapa nga një kamion tregtar.
Sipas policisë së Oregonit, Mitildit Lako, gjeti vdekjen e menjëhershme në vendngjarje, ndërsa shqiptari tjetër Stavri Plasari, u transportua drejt spitalit për shkak të dëmtimeve që kishte marrë.
Të plagosur gjithashtu mbetën drejtuesi i kamionit dhe një fëmijë i mitur.
Mitildit Lako ishte me origjinë nga Pogradeci, babai i një fëmijë.
Ai la pas djalin e tij, Lazarion dhe gruan e tij Entela.
Entela ka shprehur në rrjetin social Facebook, dhimbjen për ndarjen në moshë të re nga jeta, të bashkëshortit të saj.
“O zot pse me dënove kaq shumë. Do më mungosh shumë zemra ime”, ishin fjalët prekëse tw Entelës.
Mesazheve të saj ngushëlluese i janë bashkangjitur dhe të afërmit dhe miqtë qw kërkojnë ndihmë për mbledhje fondesh në mënyrë që të vijë në qytetin e lindjes trupi i 36-vjeçarit.
a.s/dita

Nje gje nuk kuptoj, pse duhet te shkruaje te tilla fjale ne FB??????
Eshte moda. Ama ajo qe te bie ne sy eshte masakra qe eshte bere me emrat. As vete ata qe i vene nuk i shqiptojne dot. Gjithsesi ngushellime.
“Enter” , C’te keqe ka pse shpreh nje dhimbje te saj….!
Bota eshte c’humanizuar ….!!