Vdes në gjykatë, Beqaj: Vonesa e mjekëve e pajustifikueshme

anazapta

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, flet për dy rastet e fundit kur një fëmijë gjeti vdekjen në QSUT ndërsa në Korçë mjekët shkuan me vonesë në Gjykatën ku një qytetar gjeti vdekjen nga infarkti.

Për rastin e fëmijës që gjeti vdekjen në Spitalin francez Beqaj thotë se “ Janë ngritur grupe pune për të verifikuar shkaqet e humbjes së jetës së fëmijës” ndërsa për Korçën e quan “të papranueshme ajo që ndodhi dje, duke ditur largësinë e spitalit nga gjykata”

Deklaratat e ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj janë bërë në hotel “Sheraton” pasi Beqaj mori pjesë në çeljen e ciklit të kurseve të trajnimit me temë “Sëmundjet e Arterieve Koronare”, që organizohej për mjekët e përgjithshëm dhe mjekët e familjes në të gjithë Shqipërinë, i cili parashikohet të zgjasë për një periudhë tre-vjeçare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *