Vdes në moshën 101 vjeçare Nancy Sinatra, gruaja e parë e Frank Sinatras

Ornela

Ka ndërruar jetë në moshën 101-vjeçare, gruaja e parë e këngëtarit legjendar Frank Sinatra.

“Nëna ime vdiq natën e kaluar. Ajo ishte bekimi dhe drita e jetës sime. Shkoi te Perëndia. Mami, faleminderit për gjithçka”, shkruante vajza e saj, e quajtur edhe ajo Nancy Sinatra.

Frank Sinatra, i cili vdiq në vitin 1998 në moshën 82 vjeç, u martua me Nancy-n në vitin 1939. Ata patën tre fëmijë së bashku.

Martesa e tyre përfundoi në të pesëdhjetat e shekullit të kaluar, pas marrëdhënieve të Frank me aktoren Avo Gardner, me të cilën u martua vetëm disa ditë pas nënshkrimit të letrave të divorcit me Nancy-n.

Frank më vonë u martua dhe me Mike Farrow dhe Barbara Marx.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *