Burimet e Policisë së Klosit njoftojne se ka nderruar jete per fat te keq personi i cili pesoi djegie ne 70% te trupit nje dite me pare kur makina me te cilen levizte mori flake.
“Në vijim të informacionit paraprak datë 08.09.2017, ku rreth orës 21.00, në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos një automjet kishte marrë flakë, dhe për pasojë drejtuesi i automjetit pësoi djegie trupore të shkallës së rëndë ju informojmë se edhe pas ndërhyrjes më të specializuar në repartin e djegies Tiranë, drejtuesi i automjetit shtetasi Shkelqim Çela, me datë 09.09.2017 rreth orës 16.20 ka ndërruar jetë”, thane burimet.
Ngjarja e ndodhur: Me datë 08.09.2017, rreth orës 21.00, në aksin rrugor Qafa e BuallitKlos një automjet kishte marrë flakë, ku për pasojë drejtuesi i automjetit kishte pësuar djegie trupore të rënda.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe shërbimi i zjarrfikëses në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar automjetin tip “Ford Foxus “, me targa AA 779 AJ, ku në lëvizje e sipër ka marrë flakë, duke u djegur plotësisht.
Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit shtetasi Shkelqim Çela, 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e flakëve të rëna kishte marrë plagë të rënda, dhe u transportua menjëherë në Tiranë për ndihmë më të specializuar, por si pasojë e djegies në masën mbi 75%, sot rreth orës 16.20 jemi njoftuar se ka ndërruar jetë.
Nga ana e grupit hetimor janë kryer veprimet e para proceduriale në vendin e ngjarjes ku shkaku i rënjes së zjarrit dyshohet si pasojë e një shkëndijë elektrike në impiantin elektrik të automjetit. Në lidhje me këtë ngjarje është komunikuar vazhdimisht me Drejtuesin e Prokurorisë Mat, ku janë referuar materialet në Prokurori si “Ngjarje Aksidentale”.
Sipas Policisë, 42-vjeçari po kthehej nga qyteti i Peshkopisë, ku ishte për të vizituar në spital Baba Ismail Jangullin, babain e Teqes së Bllacës. Ndërsa udhëtonte me automjetin e tij tip “Ford”, me targa AA 779 AJ, në aksin Bulqizë-Klos, makina e tij është përfshirë nga flakët.
Sipas bluve të Matit, Çela udhëtonte i vetëm dhe është përpjekur të shuajë flakët e makinës, por rrobat e tij janë përfshirë nga flakët, duke bërë që të mos jetë në gjendje t’i shuajë ato. I pushtuar nga flakët, Çela është gjetur nga shoferët e linjës Tiranë- Peshkopi disa metra larg makinës, e cila është djegur plotësisht.
Kalimtarët i kanë ofruar ndihmë duke e transportuar drejt spitalit të qytetit në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe oficerë të Policisë Gjyqësore, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
