Vdes nëna e xhihadistes që ishte martuar me lushnjarin: E dua Allahun si ime bijë

redaktor
L' OPERAZIONE ANTITERRORISMO DELLA DIGOS DENOMINATA " MARTESE ", ARRESTATA ANCHE UNA INTERA FAMIGLIA CONVERTITA PER COMBATTERE IN SIRIA, PARENTI DI FATIMA " MARIA GIULIA SERGIO ", FATIMA ZAHRA (ALBERTO CATTANEO, MILANO - 2015-07-01) p.s. la foto e' utilizzabile nel rispetto del contesto in cui e' stata scattata, e senza intento diffamatorio del decoro delle persone rappresentate

Assunta Buonfiglio, nëna e Maria Giulia Sergio, vajza italiane që lufton për Shtetin Islamik ka vdekur mbrëmjen e shkuar.

Ajo ka ndërruar jetë pikërisht ditën që është liruar nga burgu, pas arrestimit në korrikun e shkuar.

60-vjeçarja ishte transferuar një javë më parë nga burg San Vitorios për atë të Vigevanos ku dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, që me sa duket nuk e ka kaluar me sukses.

Avokatët e saj kishin kërkuar lirimin për shkak të sëmundjes, çka u refuzua nga gjykatësit, ndërsa dje e lanë të lirë për të qëndruar në shtëpi.

Assunta Buonfiglio ishte konvertuar në islame nga e bija cila po ashtu kishte tentuar të konvertonte edhe të atin por që nuk kishte pranuar.

27-vjeçarja Maria Gulia Sergio u konvertua në islame në vitin 2009.

Në shtator 2014 ajo u martua me shqiptarin nga Lushnja, Aldo Kobuzi, martesa e dytë për të renë italiane. Veçse vendosjes së shamisë, Maria ndryshoi edhe emrin në Fatima, ndërsa Aldo e ktheu ne Said./DITA

5

Share This Article
8 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *