Vdes nga kafshimi pasi i pret kokën

Ornela

Eksperti Yang Hong-Chang, i cili prej 40 vjetësh studion gjarpërinjtë, tha se të gjithë zvarranikët mund të funksionojnë deri në një orë pas humbjes së pjesëve të trupit, apo edhe, si në këtë rast, të gjithë trupin.

Kjo vdekje me siguri mund të llogaritet si nga më të çuditshëm ndonjëherë. Cilat janë shanset që kobra të ju kafshojë edhe pas prerjes së kokës, ndërsa trupi i saj ishte duke u përgatitur për darkë?

E pra, kjo i ka ndodhur edhe të famshmit shefit të kuzhinës Peng Fan, duke përgatitur gjellën famshme me mish gjarpri. Fanu e nisi përgatitjen e gjellës me prerjen e kokës së gjarprit “Kobra”. Por kur, pas 20 minuta vendosi ta hedh në plehra ai e kishte kafshuar.

Policia ka njoftuar se Peng vdiq para se ai të mbërrijë në spital, ku ndoshta mjekët do i kishin shpëtuar jetën duke e injektuar kundërhelmin. “Është krejt e mundur që koka të ketë qenë ende funksionale dhe ka kafshuar shefin në dorë. Edhe pse gjarpri kishte vdekur, reflekset janë ende duke punuar. Kjo do të thotë se gjarpërinjtë mund të kafshojnë dhe të injektojnë helmin edhe pasi u pritet koka”, shpjegoi, Hong-Chang.

“Ky është një rast shumë i pazakontë. Ishte një aksident dhe nuk ka asgjë më shumë për të shtuar këtu”, tha një zëdhënësi i policisë.

Helmi i gjarprit Kobra shkakton asfiksi dhe paraliza dhe në qoftë se arrin të hedhë helmin në sy atëherë ka shumë mundësi edhe të verboheni në çast. Kjo është edhe arsyeja pse trajtimi i këtyre zvarranikëve të rrezikshëm nuk rekomandohet për personat pa përvojë.

Share This Article
5 Comments
  • Ja keshtu nje lloj si po ndodh me ne me Sali Berishen a nuk po na kafshon cdo dite ai edhe pasi ka rene nga fiku …?????Fara e keqe veshtire te cduket lehte ,. .!!!!!

  • Ju te gazetes DITA si ka mundesi qe te gjitha komenetet qe dergohen me sharje per BERISHEN i postoni ndersa ato ku shahet EDI RAMA nuk i postoni. me vjen keq sepse e gjithe administrata publike cdo dite lexon gazetat dhe ben komente ,sepse 2 ore pune ka ne ministri te tjerat mezor shtyhen.Mos harroni ne i kemi pare bythen kryeministrit dhe e votojme. Berisha nuk mund te shahet per asgje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *