Këngëtari i njohur italian, Mango, ka ndëruar jetë në moshën 60-vjeçare.
Shkak për këtë është bërë një atak kardiak, pas një koncerti të mbajtur në“Pala Ercole” në provincën Matera.
Giuseppe Mango, që më 6 nëntor mbushi 60 vjeç, ishtë duke kënduar këngën “Gold”, kur pësoi atakun kardiak .
Menjëherë është nisur për në spital, por ka mbërritur i pajetë.
Rreth 10 vite më parë këngëtari italian ka qenë edhe në Shqipëri, ku ka performuar në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar.
Ai është një ndër këngëtarët më të dashur italianë në Shqipëri, ku disa prej këngëve të tij kanë qenë hit për vite me radhë.