Fituesi i çmimit “Oscar”, Philip Seymour Hoffman, u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Manhattan të dielën. Policia beson se shkaku i vdekjes të 46-vjeçarit ka qenë mbidoza e drogës. Hoffman e ka pranuar publikisht se varej nga përdorimi drogës dhe ishte përpjekur të shpëtonte prej saj, duke u shtruar në një qendër rehabilitimi. Ai ka luajtur në filma si “Capote”, “The Ides of March”, “The Hunger Games”, “The Talented Mr. Ripley” etj. / D. Gjuzi
