Vdes një 14 vjeçar në Vlorë, mbërrin i pajetë në spital

Ornela

Një i ri 14-vjeçar ka mbërritur i vdekur në spitalin e Vlorës. Sipas të dhënave të para mësohet se djalin e kanë sjellë mëngjesin e sotëm në spital, të pajetë.

Ai është identifikuar si P. Petritaj. Nuk ka ende të dhëna rreth shkakut që mund të ketë sjellë vdekjen e djalit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për përfundimet pritet përgjigja e ekspertizës.

Paraprakisht thuhet se nuk kemi të bëjmë me ndonjë ngjarje kriminale, por ekspertët janë duke punuar për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes së të riut.

f.h/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *