Shpërthimi i bombolës së gazit në Pogradec pak ditë më parë ka shkaktuar edhe viktimën e parë.
52 vjeçari Vasfi Hamolli nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndërhyrës disa ditore në spital.
Ai kishte pësuar djegie të thella.
Nga shpërthimi i gazit u plagosën rreth 30 persona, 6 prej të cilëve pësuar plagë të thella.
Pak ditë më parë, një fëmijë 4 vjeçar humbi jetën në Tiranë po nga shpërthimi i një bombole gazi. /Dita/
