Gjatë mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.
85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm dhe në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127!
e.k. / dita
