Presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov, vdiq sot pas shtrimit në spital për shkak të një hemorragjie cerebrale.
Karimov kishte 27 vite në krye të drejtimit të vendit.
Nuk dihet ende se kush do të jetë pasardhësi i tij.
Para tri ditëve, Rusia mohoi njoftimet e medias se lideri për një kohë të gjatë i Uzbekistanit, Islam Karimov, kishte vdekur.
Presidenti Karimov, 78 vjeç, ka qeverisur vendin për më shumë se një çerek shekulli dhe nuk ka toleruar asnjë kundërshtim ndaj sundimit të tij
