Rrobaqepësi i famshëm francez Georges de Paris, i cili ka bërë kostume për Presidentët amerikanë nga Lyndon Johnson te Barack Obama, u nda nga jeta në moshën 81 vjeçare.
Georges de Paris shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si emigrant dhe përfundoi në krizë të thellë financiare derisa një ditë arriti të rimëkëmbte biznesin e tij. Rrobaqepsia e tij ndodhej vetëm disa metra larg Shtëpisë së Bardhë, ndërsa de Paris, edhe pse ishte diagnostifikuar me tumor në tru rreth dy vite më parë, vijoi të punonte deri ditën e fundit.
Ai ka qepur kostume për Nikola Sarkozi, Dominik Strauss-Kahn, John F. Kennedy, George Bush dhe shumë personalitete të tjerë.


