Aktorja franceze Patricia Millardet ka ndërruar jetë pasditen e sotme.
Francezja ishte e njohur për shqiptarët si Silvia Conti, personazh i filmit “Oktapodi” me komisar Corrado Cattani-n i interpretuar nga Michele Placido.
Aktorja ka pësuar një sulm në zemër në spitalin San Camillo në Romë.
Ajo lindi në vitin 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e New Aquitaine.

Roli i magjistrates kurajoze dhe të pakorruptueshme të Silvia Contit në filmin “Oktapodi”, e bëri atë shumë të njohur për publikun e gjerë.
Një rol që i kishte dhënë asaj popullaritet të madh kudo.
Ajo ishte betuar se do të hakmerrej për vdekjen e komisarit, heroi i historisë në film, i vrarë nga mafia. Por që nga ai moment heroina ishte bërë vetë ajo, shkruan “Repubblica“.
“Pse ky sukses i madh? Vërtet nuk e di”, shpjegonte ajo në një intervistë për La Repubblica. “Mendoj se Silvia i pëlqente publikut sepse ishte shumë moraliste, e pastër dhe e disponueshme. Në fillim ky rol më fuste frikën, isha nervoze. Më pas shkoi mirë. Për ta bërë të mirë një personazh duhet ta besosh thellësisht dhe të mendosh e të sillesh si ajo. Jam dëfryer duke e interpretuar. Rulli dhe Petraglia, skenaristët, kishin shkruar një rol perfekt. Vetëm në një pikë nuk ramë dakord. Silvia nuk mund të dashurohej Licata-n. Ishte një moment kur ajo duhej të shkonte të takonte Davide-n. U rebelova. Si mund të sillej ashtu një grua që kishte humbur dashurinë e jetës së saj në një mënyrë aq të dhunshme?”.

Në karrierën e saj kishte recituar në shumë produksione kinematografike dhe televizive. Debutoi në kinemanë italiane në vitin 1987, në një të film të Carlo Lizzani “Assicurazione sulla morte”. Ndërsa në vitin 1990 aktroi në “Il sole anche di notte” i Paolo dhe Vittorio Taviani. Popullariteti i madh erdhi me serinë “La Piovra” (Oktapodi) në Rai 1.
e.k. / dita

Epo kohe lufte eshte. Normale qe do kete sulme ne zemer. Atentate ne melci, mina ne veshka, bombardim ne stomak etj.
Haha Hosten. Keta as per te zgjedhuar foljen nuk dine. Si te dashurohej Likatan thote.. E paska vrare ndergjegja.
Mirel, jane gazetashites shqypo me diploma lokalesh, ça pret nga ata..!!
Aktore me popullaritet të madh, e besueshme në interpretim, ndoshta e pazevendësueshme. Modeli i saj, i prokurores së pakorruptuar, i mungon stadit të sotëm të zhvillimit shoqëror.
Aktore me popullaritet të madh, e besueshme në interpretim, ndoshta e pazevendësueshme. Modeli i saj, i prokurores së pakorruptuar, i mungon stadit të sotëm të zhvillimit shoqëror.
Hamdi
Budiani
o njerëz përse shkruani për të njëjtën temë me dy pseudonime??
punë demence apo punë pune??
Roli i saj ishte shtojce e kote ne film.
Kjo ishte nje kukull moraliste,qe duhej te perfitonte nga SUKSESI i puntatave parardhese.
Shto uje e shto miell ishte “suksesi” saj.
Deri aty ku e la Damiano Damiano,mjeshtri.
Te gjithe dijne te godasin gurin,por jo te gjithe jane Mikelanxhelo.
dem titisto racisti i mutit!
ke të drejtë plotësisht!!
ajo ishte një “gisht i gjashtë” në dorë!!që si hyn në punë askujt!!intepretimi ishte “bo merre me long”!!
pjesa e damiano damianit ishte e mirë,jo ndonjë nivel botror,por e luajtur mirë!edhe plaçido ishte deri diku mesatar!!aty ishte në nivel të lartë remo xhirone dhe të tjerët poshtë!!si nivel historik,pra përshkrimi i mafjes dhe lidhjeve të saj me politikën ishte shumë i mirë!
“Te gjithe dijne te godasin gurin,por jo te gjithe jane Mikelanxhelo.”,shumë i drejtë si krahasim!!
DO T’I DERGOJE SALI BERISHA TELEGRAM NGUSHELLIMI IDHULLIT TE FRYMEZIMIT TE TIJ, SILVIA CONTI?
qe:
Perdori emerin e saj me nje propagande enveriste kur emeroi dhe lavderoi Kryeprokuroren Ina Rama per ta pasur veglen e tij mafioze,
kur:
Kjo Kryeprokurore firmosi aktin e vdekjes “aksidentale” per fakirin biznesmen Kosta Trebicka, “aksident” automobilistik enverist alla Lym Keta dhe Alqi Kondi ne mes te dites dhe ne mes te fushes
dhe kur:
Donte te prangoste gardistet e Saliut qe vrane 4 protestues te pafajshem si zogj pule ne bulevard, VARKARI i Enverit qe Nexhmija me Ramizin e kishte bere Kryeminister te Shqypnise e ndryshoi mendimin dhe e cilesoi Silvia Contin e tij si “Lavire Bulevardi”.
Zonje ,dheu te qofte i lehte.I paharuar kujtimi i aktores me shume vlera artistike!
“Silvia Konti”,tha mendjecorodituri Sali per Ina Ramen ,kryeprokuroren me te re ne ato vitedhe nuk do te kalonte shume kohe dhe po ate do ta quante “lavirebulevardi” , ,sepse nuk plotesoi urdheat e tij ;Ja cfare mostre na suallen ne krye te vendit “partneret tane Amerikane “me Bush ,Rajersone etj.