Një vajzë 5 vjeçare me origjinë shqiptare ndërroi jetë në rrethana misterioze në Messina të Italisë.
E vogla, me baba shqiptar dhe nënë italiane, po luante me fëmijët e tjerë në momentin kur është ndjerë keq, dhe vetëm pak minuta më vonë ka ndërruar jetë, raportojnë mediet italiane.
5-vjeçarja, pavarësisht ndihmës së dhënë nga shërbimet e emergjencës, nuk mundi të mbijetonte.
Prokuroria e Messinës ka nisur hetimin për shkaqet që kanë çuar në vdekjen e së miturës, dhe ndërkohë pritet që autoritetet italiane të kryejnë autopsinë.
s.a/dita
