Maria dhe Consolata Mwakikuti, motrat binjake të bashkuara në Tanzani, kanë vdekur në moshën 21-vjeçare pas komplikacioneve në rrugët e frymëmarrjes. Dy vajzat ndanin organe të përbashkëta, si mëlçia dhe mushkëritë, por kishin dy zemra dhe krahët të ndara.
Në muajin Dhjetor, ato ishin shtruar në spital për probleme me zemrën. Binjaket ishin të njohura në Tanzani dhe lajmi për ndarjen e tyre nga jeta ka shkaktuar trishtim ndërkombëtar.
Presidenti i Tanzanisë shkroi në rrjetet sociale se ishte i pikëlluar nga vdekja e binjakeve, të cilat ëndërronin t’i shërbenin kombit. Vitin e kaluar, dy vajzat thanë në një intervistë për BBC se pas përfundimit të studimeve universitare, dëshironin të bëheshin mësuese.
Studimet e tyre janë financuar nga qeveria lokale dhe donacionet private. Maria dhe Concolata ishin kundër idesë që të ndaheshin përmes ndërhyrjes kirurgjikale. Madje shpresonin që një ditë të martoheshin me një burrë.
l.h/ dita

Kjo eshte martesa ne gjak qe Hoxhallaret e poshte propagandojen se haram eshte vetem te marresh vajzen tende ndersa vajzen e xhaxhait nuk eshte hara te martohesh me te.
Nje martes e tille ne gjak brenda brezave ne afersi gjaku ben te mundur qe femijet te lindin ne kete menyre.!
Pranda bota islame duhet te reformohet ndryshe ajo do te degradoje si kombe.!